
Kur ngjyros mendimet !….
Gjithmonë hesht me vetveten
Humbas në “pengun e moskuptimit”
kthehem sërish në rrugët që udhëtojnë
Larg zhurmës
afër qytetit tim
si sfidë e shpirtit tim !….
Provoj të ngjyros mendimet
ti vesh petkun e përshtatjes
midis ngjyrës dhe dritës
në kohën ” e vrarë” shpirtërisht !……………..
SPASSE THANASI
KUJTIMI YT, JEHONË E “STUHISË” SË SHPIRTIT
Qendroj i rrethuar me kujtime
me imazhe blerimi përtej dritares
në rrëmbimin e fuqishëm në “stacionin e mallit”
kur takoheshin sytë tanë pa fjalë e pa zhurmë
në dritë të cuditshme shikimesh “si shkrepëtima”
me ndjeshmërinë e drithëruar
që pushton shpirtin !…
Eshte kujtimi yt
jehonë e “stuhisë” së shpirtit
më mban në zjarr të pashuar
kudo që jam, në udhë e sipër
dhe ndjej “alkimin e pafund të shndërrimit”
në “vjeshtën e ndjenjave”
që më rrjedh nëpër trup
si një histori fjollash
në dashuri pagane !……………………
MALL I THYER PRILLI….
Në retë e bardha
që livadhisin qiellin
Dashuria si dhimbje malli
vallëzon me sytë e qeshur të ndjenjës !…
Në magjinë e drithërimit tim të thellë
ke mbetur po ai ndricim rinor
me diellin në sy
delikate si puthja e parë !….
Në sytë e tu
sytë e mi shkruajnë përsëri :
“Dashuria jonë ndrin si drita
puthja jonë yje ndjenjash në buzë !….”
LUFTA DHE PAQJA
Tamam si dikur
kur lëkundeshin si lavjerës aleancat e Globit
dhe Bota ringrihej mes mjegullës së luftës
pasuan shekuj për të sjellë luftën planetare
në pafundësi të dukshme të qiellit ….
E njejta britmë e frikshme
që shuan energjitë njerëzore
Të njejtat aleanca për të ndarë Influencat
si në “Luftën e Ftohtë” !….
Tre Superfuqi “tundin” celsat bërthamore
Njera më e papërmbajtur se tjetra
Bota po lëviz pa “trajektore”
Një këmbëz e mban ndezur barutin !…
Lufta “kërcënon” Planetin
në ditë të paqta me rreze diellore
A mundet vallë të mos ndodh “Stuhia e rreptë”
e njerëzit të jetojnë të qetë ?!…..
