Gezim Llojdia
1.
Një autor i sprovuar në letrat shqipe si Vullnet Mato më bën ta lexoj dhe ta përjetoj poezinë “Fjalët e lejlekut” si një alegori të mprehtë morale.Ajo vjen si zë i ndërgjegjes, ku figura e lejlekut në penën e V.Matos shndërrohet në pasqyrë të realitetit njerëzor dhe shoqëror.
2.

Poezia :”Fjalët e lejlekut”flet me zërin e lejlekut, por rreh me zemrën e njeriut të ndershëm.“Vdekja e vogël” e gjumit shndërrohet në një strehë të heshtur prehje për trupin. Por trazim për shpirtin, sepse ëndrrat guxojnë të thonë atë që dita e mbyt.
Lejleku, figurë e pastërtisë dhe e ndërgjegjes së qetë, ecën larg pushtetit të rremë dhe kuvendeve boshe, duke pranuar kufijtë si dinjitet.Piramida e pushtetit ngrihet e përkohshme. Por dhe e ndotur.Dhe madje e pushtuar nga “gallofët”.Mirpo c’janë këta? Ata një shumicë e zhurmshme, grabitqare, që e mban fronin me duar të pista dhe “ndërgjegje të bler”.
Dhe kështu :”Dhimbja e vargut’’ rri te pritja e gjatë e të rinjve.Apo te shpresa e shkelur dhe te rrotullimi i pafund i uzurpimit.
Duke zbritur në fund të vargjeve poetike , kthimi te ëndrra e puthjes me një lejleke vjen si një akt i butë mosbindjeje.Dhe një shpëtim i vogël njerëzor, ku dashuria, ndershmëria dhe intimiteti mbeten streha e fundit.Poezia shuhet në një trishtim të qetë, por lw pas një dinjitet, që nuk thyhet.
3.
Vullnet Mato
FJALET E LEJLEKUT
Ne lejlekët kemi vdekjen tonë të përnatshme,
por kjo vdekje e vogël, shumë e rehatshme,
na tremb me fantazitë, trilluar mendërisht,
ëndrrat, që në jetë, nuk ndodhin zakonisht.
Ndonëse truri, na e do shumë këtë vdekje,
se marrim energjitë për fluturime të nesërme,
kur arsyetojmë, gjatë ringjalljes së përditshme
ato që shoh natën, më duken të habitshme,
Unë s’mund të bëhem kurrë i pari i shpendëve,
të shpërndaj kotësinë e paaftë, të kuvendeve,
as vjedhjet e shumta, t’ua ndaj të mjerëve,
se nuk kam asnjë mbështetje, prej skifterëve.
Lejlekët e moshuar, që vdesin me mua netëve,
duan hipjen time, në piramidën e pushtetshme,
por nuk kuptojnë, se maja e saj e përkohshme,
pushtohet shpesh herë, nga shumica e gallofëve.
Ata kanë të shumtë, numrin e krahëve të tyre,
dhe vjedhin fletët, si brenda dhe jashtë kutive,
ose shpendët, me ndonjë cironkë i blejnë,
të mbajnë fronin e piramidës, denbabaden.
Madje habitem shumë, kur ndonjë gallof plak,
kërkon të hipi, në krye të piramidës prapë,
pasi e ka ndyrë, me togje glasash atë fron,
ku flatruesit e rinj, presin radhën që u takon.
Duke na lënë ne lejlekët, në të voglën vdekje,
për të parë ëndrra puthjesh, me ndonjë lejleke...