Politika e topit!Boris Miska

Boris Miska

Politika e topit!

Këto prosvaljet hapur të ligjeve e normave të vetëvotuara të kujtojnë atë ‘tekën’ e Gonit tek filmi shqiptar Mëngjese lufte, kur djaloshi i llastuar pretendonte se duke qenë pronar i topit duhet ta gjuante gjithmonë ai penalltinë. Në lojë fëmijësh këto ‘përkëdheli’ edhe kapërdihen por në ‘lojrat shtetërore’ kjo tek-ë shkon përtej pronësisë së topit e kokëfortësisë së Gonit. Kjo fabul sot është pasuruar aq tepër nga politika e ditës sa ka shkuar shumë larg. ‘Goni’ i sotëm, aktor i zgjatur i mëngjeseve të paqes, jo vetëm që kërkon ta gjuaj ai dhe veç ai penalltinë, por e anollon atë sipas ‘humorit’ në çdo rast kur s’bën gol, nuk arrinë ta dërgojë topin në rrjetë. Një herë i kërkon VAR-it ta shoh, herë tjetër, lëviz portjeri, dhe kur gjuajtja është fare idiote dhe përfundon në ‘hatlla’ sërish këmbëngul që topi të vendoset në pikën e 11- të metërshit, me justifikimin se në atë moment sipas tij, edhe pse nuk lëviz asnjë gjethe, ka frytë erë e fortë.