Prisnim hënën verdhulloshe-Gjeorgjina Kapaj

Prisnim hënën verdhulloshe
Në hijen e hënës ecja e menduar.

E më vinte një. ndjenjë e bukur e zjarrtë

A e mban mënd

dorën hedhur mbi të miat supe?

Që hecnim të malluar bashkë

Vite u bë ajo rrugë me hënën e artë
Kur hënën e mbulonte reja
Dhe ne sdo dilnim atë natë
Era e lehtë më sillte ca fjalë të fshehta
E çdo natë e përgjëruar isha
Kur mësoja ndo një gjë
Më digjeshin kujtimet si baruti në flakë


Prisja Agimin e ditës së re të zbardhulluar
Kur Vesa e mëngjezit binte mbi barin jeshil
E mbi trëndafilat e kuq e të bardhë
Mblidhja një tufë të bukur si ato që mi sillje ti çdo natë


E Më zgjoheshin shumë ëndërra
Të mbetura që i mbyllylla në një sirtarë
Rrezet e diellit binin mbi trupin e zemrën e ftohtë
Era e lehtë e mëngjezit më ledhatonte në sy e në ballë
Sikur dëgjoja zëra që flisnin më dukesh

Ay zë gjithëmënë mbeti në mëndjen time të mjegulluar

E morën ato yjet e pa besë e bënë pjesëtarë të tyre

Lotët për ty smë kanë ndaluar

E do bëhen lumë dalëngadalë.