Qyteti gri…Gëzim Llojdia

Gëzim Llojdia

1.

E vendosur si një thesar mes malit të Gjerë dhe luginës së qetë të lumit Drino.Dhe në jug të Shqipërisë, qëndron Gjirokastra.Qyteti i gurtë që nuk flet, por rrëfen. Siç e thonë vendasit dhe Petrit Lulo,: “Po the Gjirokastra, i ke thënë të tëra.” Dhe me të vërtetë, nuk është thjesht një qytet.

Por një kujtim i gjallë dhe “një poezi e gdhendur në gur.”

…Kalaja ngrihet krenare mbi qytet, si një mbretëreshë e heshtur, që i sheh shekujt të rrjedhin pa u trembur.Dhe nën rrezet e arta të diellit. Ajo shkëlqen si një copëz magjie,duke mbushur ajrin me një ndjesi të papërshkrueshme nderimi dhe misteri.

Kalaja e Gjirokastrës nuk është vetëm një fortesë.Është një dëshmi e kohëve, e betejave, e legjendave të harruara.Qepur kodrës,një fortifikim i rëndësishëm në jug.Kadare e ka shqyrtuar. Madje deri në syrin e një fëmije.

…Rrugicat kanë të fshehur një mistikë më vete.

Rrugicat e saj, janë më shumë se shtrime prej guri.Janë rrugë kujtese,të mbështjella me një mister të heshtur.

Gurët, të zinj dhe vjollcë,nuk janë vendosur aty rastësisht.Ata udhëzojnë, tregojnë, kujtojnë.Gurët e zinj të drejtojnë në dimrin e acartë.Kur gjithçka tjetër hesht.Përveç zhurmës së hapave,që prekin të kaluarën.Në mëngjeset e ngrira, kalldrëmet janë si pasqyrë që të sfidojnë.Nuk je zog.Por ndonjëherë ndihesh i lehtë.Dhe i çliruar nga pesha e kohës.Dhe nëse je zog mund të fluturosh.Dhe mund të mbërrish mbi një pullaz gri.

Dhe prej aty ku fillojnë rrëfimet pastaj…

2.

Ngjyra gri dominon,por nuk është zymtësi.Është hijeshi.Është ngjyra e gurit.E historisë,e përjetësisë.Pjesa historike e qytetit është një muze i hapur.Dhe një kujtim i skalitur në çdo murr.

Banesat prej guri,të ndërtuara në shekullin XVII,janë ende të gjalla.Ato frymojnë, si gjyshërit që tregojnë histori në verandën gri. Ngjyra gri që është dominuese për shkak të gurit.

…Qyteti i vjetër të fton të ecësh ngadalë.Dhe të ndalosh, të prekësh, të dëgjosh.Në jug,pazari i dikurshëm ende gumëzhin, jo si dikur. Por me një jetë të re, moderne që respekton të vjetrën.

Në çdo kthesë,në çdo shkallë, has burime të shpirtit ,që ruajnë një mistikë të thellë dhe që tregojnë për njerëz dikur të shenjtë.

Gjirokastra nuk është vetëm për t’u parë, ajo është për t’u ndjerë. Është një qytet,që hyn në shpirt,të rrëmben me grin e saj dhe misterin e vet…

2.

Gjirokastra është më shumë se një qytet është një pasuri urbane dhe kulturore.

Një dëshmi e gjallë e artit të jetesës dhe ndërtimit në përputhje me natyrën,kohën dhe shpirtin.Ajo mbart një trashëgimi të pasur me diversitet arkitektonik.

Dhe ku çdo gur flet.

Çdo mur kujton.

Dhe çdo ndërtesë rrëfen një histori….

Ky qytet është një shembull i rrallë i inxhinierisë monumentale. Ai është një vepër e përbashkët e mjeshtërve vendas dhe e brezave të tërë, që i dhanë formë ëndrrave të tyre përmes punës së palodhur dhe përkushtimit.

…Guri është zemra e këtij qyteti. I latuar, i skalitur me kujdes dhe dashuri nga duart e mjeshtërve të vjetër.Ai është materiali,që mban në këmbë jo vetëm shtëpitë,por edhe kujtesën.

Kudo të hedhësh sytë, guri të ndjek.

Në mure, në rrugë, në çati. Ai është punuar me mjeshtëri të rrallë.Si dhe duke zbuluar një teknikë ndërtimi që jo vetëm e dallon Gjirokastrën.

Por edhe i jep asaj një identitet unik.Këto struktura nuk janë ndërtuar thjesht për të jetuar.Ato janë ndërtuar për të qëndruar.Dhe kanë qëndruar madje edhe përballë tërmeteve, si për të treguar forcën e karakterit, që ka ky qytet gri.

Ndërsa e sodis këtë peizazh nga maja e malit,më duket tani sikur fluturoj mbi një mozaik gurësh, që shtrihen nëpër sokakët e tij e gdhendur në natyrë.

Pamja është e rrallë, e thellë, e paharrueshme.

Arkitektura e Gjirokastrës përfshin disa nga ndërtimet më të mirëmbajtura në gjithë rajonin. Ndërtesat prej guri nuk janë vetëm praktike.Ato janë dhe estetikisht të bukura.Dhe të përkryera në thjeshtësinë dhe simetrinë e tyre.

Çatitë me gurë të sheshtë, dritaret karakteristike, ballkonet e drunjta të gjitha së bashku formojnë një harmoni, që e bën qytetin të duket sikur është krijuar nga një dorë e vetme

Arkitektura e qytetit përfshin disa nga strukturat më të mirëmbajtura dhe të punuar nga guri janë pothuajse gjithmonë praktike dhe të këndshme për syrin. Ka një uniformitet të bukur në dizajnin e tyre.Ngjashmëri në strukturë, por jo në shpirt. Sepse çdo shtëpi, çdo e ngjashme në pamje,mban brenda saj një botë të veçantë, një familje, një histori dhe një jetë.

3.

Një tjetër veçori mbresëlënëse e arkitekturës së Gjirokastrës është harmonia e saj e pazakontë me natyrën përreth.

Ndërtesat nuk janë thjesht të vendosura mbi peizazhin.Ato bëhen pjesë e tij. Ndërthuren me relievin kodrinor dhe njëkohësisht e dominojnë atë, duke krijuar një përzierje spektakolare të formave gjeometrike dhe natyrore.

Banesat gjirokastrite,rrugët me kalldrëm, që lidhin çdo qoshe të qytetit.

Oborret e brendshëm,objektet publike,të gjitha së bashku formojnë një ansambël arkitekturor të veçantë.

Guri është, pa dyshim, materiali mbizotërues, por jo thjesht një gur. Ai është zgjedhur me kujdes.Dhe punuar imët,trajtuar me mjeshtëri për të prodhuar blloqe, që janë përdorur në ndërtimin e shtëpive rrugëve dhe mureve mbrojtëse.

Llojet e gurit janë aq të ndryshme dhe specifike.Por një një specialist mund t’i dallojë saktë.

Çdo bllok guri mund të peshojë qindra kilogramë.

Puna për nxjerrjen e tyre ishte një përkushtim i jashtëzakonshëm.Dhe mjeti kryesor ishte dalta.Dhe duart e njeriut ishin fuqia,që i dha formë.

Prej këtu lindin pyetje, që prekin thellësisht kureshtjen.

-A janë prerë këta gurë në gurore dhe pastaj janë punuar përsëri në vendin e ndërtimit?

-Ku ndodheshin këto gurore?

Si u transportuan blloqet masive deri në kantierët e ndërtimit.

Dhe madje në një qytet që shtrihet mbi kodra?

Procesi i ndërtimit ishte i përpiktë, i menduar me imtësi. Asgjë nuk ishte lënë në dorë të rastësisë. Rrugicat me kalldrëm. Shtëpitë me çatitë prej guri.Ndërtesat publike të gjitha flasin për një vizion të qartë arkitekturor Për një qytet ,që ishte projektuar për të qenë funksional, i qëndrueshëm, dhe i bukur.U mendua gjithçka. Shtrirja e qytetit në kodër.Rrugët, që lidhnin lagjet, mënyra se si do të lëviznin njerëzit nëpër to.Dhe pjesa poetike është mënyra si drita dhe hija do të luanin me sipërfaqet e gurta.

-Por sa kohë ka zgjatur ky proces?

Askush nuk mund ta thotë me siguri.

Por rezultati është aty një qytet,që nuk i përket vetëm të kaluarës,por edhe përjetësisë.

Pikërisht për këtë arsye, Gjirokastra është shënuar me krenari në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s si “një shembull i rrallë i një qyteti otoman të ruajtur mirë”.

Ajo qëndron në një lartësi prej rreth 300 metrash mbi nivelin e detit.Dhe e mbështetur në mal dhe me pamje nga lugina e harlisur e lumit Drino.Në sfondin mbresëlënës të malit të Gjerë.Me një popullsi prej rreth 30.000 banorësh, Gjirokastra nuk është thjesht një qytet për t’u parë. Është një qytet për t’u përjetuar.Për t’u ndjerë në çdo hap,në çdo frymëmarrje dhe në çdo gur.

Si një shembull të mirë të arkitekturës osmane të stilit, “Qyteti i një mijë hapave” përfshin qindra shtëpi të stilit osman me dalluese ” kulme frëngji, ballkone druri dhe muret guri.Dominuar nga krahët absolut të kështjellës e saj të madhe.

Gjirokastra është një qytet magjik me një të kaluar të trazuar. Nga bastion i feudalizmit, për jetën osmane, për koloni italiane, qyteti ka njohur shumë sundimtarë dhe ka frymëzuar poetë, shkrimtarë dhe artistë njësoj,shkruan një i huaj.

Oliver Gilkes që e kam njohur kur isha drejtor në Amantia,ai shkruan se kam shkruar për përpjekjet për ruajtjen Gjirokastra një qytet osman tregtar në jug të Shqipërisë me kështjellën e saj të shekullit të 13-pamje shpatet e pjerrtë në të cilën pozitë e lartë qindra shtëpi të dallueshme kullë me çati prej guri,ballkone druri dhe mure të lyera me gëlqere guri…

4.

Kalaja e Gjirokastrës ngrihet madhështore në një pozicion dominues mbi qytet.

Por ajo më duket si një “rojtar i heshtur,” që ka mbikëqyrur shekujt.

…Siç shkruan i Oliver Gilkes, kjo kala është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të XIII, dhe që prej asaj kohe ka qenë dëshmitare e historive të mëdha dhe të heshtura të këtij vendi.Brenda mureve të saj të trasha dhe të ftohta prej guri, ndodhet Muzeu Kombëtar i Armëve, i inauguruar në vitin 1971 .Një galeri e gjallë e historisë së rezistencës shqiptare.Këtu, vizitorët mund të sodisin armët e përdorura në luftërat e shumta, që kanë kaluar përmes kësaj toke.Ato që nga betejat për liri e pavarësi, deri te luftërat botërore, që trazuan gjithë Evropën.

…Në katin e parë, muzeu rrëfen historinë nga periudha neolitike deri në vitin 1912,vitin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.Çdo objekt ekspozues,çdo armë,është një copëz kohe,një dëshmi e përballjeve të një populli, që kurrë nuk u përkul.

…Kati i dytë vazhdon këtë rrëfim përmes ngjarjeve të mëvonshme. Ndërsa në një nga krahët e kalasë gjendet një burg i errët. I përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore nga pushtuesit gjermanë një hapësirë, që ende mban në vete zërat e mbytur të të burgosurve dhe tingujt e rëndë të prangave.Por dhe më vonë u bë burg.

Dhe armët… Ah, armët janë më shumë se metal. Janë kujtesë.

Siç shënon udhëtari dhe studiuesi austriak Franz Nopça:“Deri pak kohë më parë, Shqipëria mund të quhej me të drejtë muzeu i armëve i gjithë Evropës.Këtu shitej çdo lloj pushke”.

Ky muze, në zemër të një kështjelle, është jehona e asaj trashëgimie.

Dhe jashtë mureve, në një nga oborret e kalasë, qëndron një aeroplan ushtarak amerikan i rrëzuar në vitin 1957. Ky avion gjendet në kala, që prej vitit 1969.

Dhe ai flutures si një dëshmi gri e një periudhe të tensionuar gjatë Luftës së Ftohtë.Ai qëndron atje,si për të kujtuar se edhe qielli mbi Gjirokastër ka qenë njëherë arenë e historisë.Por rrallë gjen nëpër muzet shqiptarë avion të tillë.Vërtet të vegjël ,por janë flutures metalik.

…Dhe sa për keshtjellen , nuk është thjesht një fortesë.Ajo është zemra e qytetit.Dhe një urë ndërmjet shekujve.Ku historia dhe kujtesa ngjiten lart mbi kodër për të folur me ata, që dinë të dëgjojnë.

5.

Historia e kalasë është përshkruar nga Gjerak Karaiskaj.Por ndërtimet më të rëndësishme të Ali Pashës në Shqipërinë e Jugut, ishin kalaja e Gjirokastrës dhe e Tepelenës-thotë ai . Kalaja e Gjirokastrës u pushtua nga Aliu në vitin 1812 dhe menjëherë ai filloi rindërtimin e saj. Projektues i disa pjesëve të kalasë dhe një nga zbatuesit kryesorë të punimeve ishte Petro Korçari, ose mjeshtri Petro nga Përmeti, siç e quan Remerandi.

Rindërtimi i kalasë, i një saraji dhe i disa godinave anekse u bë me një ngutësi aq të madhe, saqë të gjitha punimet u kryen brenda një viti e gjysmë. Kalaja përmbante, përveç barakave për vendosjen e një garnizoni prej 5000 ushtarësh, magazina të shumta nëntokësore, që ishin llogaritur mire për sigurimin e municioneve dhe ushqimeve të nevojshme.

Kalesa nëntokësore të çonin në të gjitha drejtimet e kësaj kalaje, që komandohej nga një bastion pranë këndit juglindor,për ndërtimin e të cilit kishin punuar afro 1500 fshatarë. ..

6.

Gjirokastra nuk është thjesht një qytet i gurit. Ajo është një kujtim i gdhendur në zemrën e atyre që e kanë prekur.Çdo hap mbi kalldrëmet e saj është një rikthim në një kohë tjetër.Aty ku koha ngjante më e ngadaltë.

Dhe njerëzit jetonin më pranë tokës, gurit, dhe shpirtit.E heshtur, por plot zëra.E vjetër,por gjithnjë e re për sytë që dinë të vështrojnë përtej pamjes së parë.Ajo të fton të ndalosh Të marrësh frymë thellë dhe të dëgjosh…

Zërat e gurëve, fëshfërimën e maleve.Kujtimet, që vijnë nga pullazet gri.

7

Në Gjirokastër,çdo mur është një libër i hapur.

Çdo gur një faqe e palexuar.Dhe kur largohesh prej saj.Një pjesë e shpirtit tënd mbetet atje.Dhe në ndonjë qoshe të kalasë.Apo në hijen e një dritareje të drunjtë.Ose në aromën e një mëngjesi me diell mbi çatitë e shtruara.Dhe në flokët e vashës në dritare për ti tharë.

Sepse Gjirokastra nuk vizitohet.Ajo përjetohet.Dhe kush e njeh vërtet,e mban përgjithmonë në zemër.Si një këngë e vjetër, që të rikthehet në kujtesë sa herë shkon diku, larg nga ajo.

Dhe pastaj,vjen çasti kur duhet të largohesh nga Kalaja.

Zbres nga ajo lartësi.Dhe çdo hap më duket si një ndarje.Kthej kokën pas dhe e shoh për herë të fundit të palëkundur mbi qytet. Të heshtu,r por të gjallë.Ajo mbetet atje,si një kujtim,që nuk zbehet kurrë. Si një dëshmi e qetë, që të ndjek edhe kur ti je larguar.Në gjoks të ngrihet një ndjesi e papërshkrueshme.Dhe një përzierje mallëngjimi dhe nderimi, si të lësh pas jo një vend, por një copë e shpirtit tënd.

…Dhe dy fjalë.Sokaku i të Marrëve është një pëshpëritje guri në zemër të Gjirokastrës, ku hapat humbasin dhe mendimet çlirohen. Një rrugicë e heshtur që ruan çmendurinë e bukur të kujtimeve të vjetra…

Në Gjirokastër, veçanërisht në Kala, koha nuk matet me orë.Por me ndjesi.Dhe kur largohesh, e kupton se nuk ke marrë vetëm fotografi apo përshtypje.Ke marrë një pjesë historie,që do të të ndjekë gjithmonë,në mendime,në ëndrra,në një mall të bukur,që s’të braktis.Dhe çfarë mbetet pas, përveç peisazhit gri…?

8.

Ti akoma nuk e di
se ka një qytet në Jug,
me oxhake e me çati,
me shtëpi, përrenj e rrugë.
Ngjan ai me një shqiponjë,
që u gatit të fluturojë,
por në çastin më të fundit
ndërroi mendjen e krahët shkundi
dhe i hapi përmbi brigje,ura,
rrugë, qoshe e shtigje.
Përmbi supe ç’mbajne vallë
këto gërxhe radhë radhë?
Një kala e lartë,
si një vapor lufte,
noton ditë e natë
mes shekujve tutje.
Si anije e zezë,
që pushon në rërë,
ngjan tani fortë
sa e heshtur, e vrërtet.
Dhe vërtet ka kohë shumë
që ka rënë ajo në gjumë.
Gryka topash janë ndryshkur
e bedenat janë prishur
dhe në kulla e sharapolle
s’ka më roje,karakolle.
(Ismail Kadare)