
REBEL
Ah, or ah… sa shum’të dua
Ti, gjithmonë rebel me mua…
Pak, shum’pak më përkushtohesh
Sa hap syt’shpejt më largohesh…
* * *
Pres e pres… më mbyt vetmia
Kërkoj dashurit’e mia…
Një më dhemb, një më ther
Kam dhe një, me pak sheqer…
* * *
Brenda sureales strukur
Lehtas jap nga një të puthur…
E “ thermja “ , nuk më ngop dot
Ndaj e bëra qull me lot…
* * *
Lodhdremitur në agim
E pres “ arrakatin “ tim…
Bebza dritëzën përhumbi
Uaaa.. më paska ardhur gjumi!…
N . L . ( F )