Rendi i ri…Gëzim Llojdia

Gëzim Llojdia

1.

Prej disa kohësh është bërë gjithnjë e më e qartë se vendet e shenjta nuk e mbartin më energjinë hyjnore që dikur pretendohej se i karakterizonte. Në të njëjtën mënyrë, drejtuesit fetarë në mbarë botën nuk perceptohen më si figura të shenjta, por, në këtë rend të ri botëror, shfaqen thjesht si njerëz të zakonshëm.Ata nuk e posedojnë më energjinë e Zotit ose, ndryshe, energjinë e forcave hyjnore që supozohet se i legjitimonin.

2.

…Dhe ajo që duhet përmendur dhe duhet vënë në dukje është se fetë kanë pasur rol parësor në ekulibrimin e energjisë në tokë dhe sidomos profetët.

Por me mbarimin e një rendi botëror roli i tyre zbehet deri në shuarje për tua lënë vendin ekulibruesve të rinj të energjisë.

3.

Fetë me pasuritë e grumbulluara ndër shekuj, dhe veçanërisht gjatë tridhjetë viteve të fundit në Shqipëri, institucionet fetare duket se janë zhvendosur në një fushë tjetër veprimi: atë të promocionit.

Organizohen takime kortezie, simpoziume, ceremoni formale dhe vizita pa përmbajtje reale, të cilat shërbejnë më shumë për t’i hedhur hi syve të publikut sesa për të ushqyer një besim të vërtetë shpirtëror. Qëllimi është i qartë: të shtyhet sa më gjatë kjo gjendje, sepse me humbjen e besimit humbasin edhe privilegjet.

-Nga populli vazhdojnë të mblidhen para.

-Nga shteti shqiptar përfitohen rreth 1.2 miliardë lekë në vit, ndërkohë që paguhen rreth 200-300 punonjës fetarë për katër besimet zyrtare.

-Përveç kësaj, vijnë ndihma financiare edhe nga shtete të tjera, sipas përkatësisë fetare.

Kush nuk do ta dëshironte një fat të tillë, sidomos në një Shqipëri të varfër?

Atëherë lind pyetja thelbësore: Përse nuk ua thonë këtë të vërtetë besimtarëve të tyre?

Ndodhta ende nuk e dinë sepse s’kanë më energji.

Por përgjigjja duket edhe më e thjeshtë. Sepse duan të ruajnë përfitimet dhe sepse linja e komunikimit me hyjnoren është ndërprerë përfundimisht.

… Ata i ngjajnë atij ushtarit japonez që vazhdon të qëndrojë në transhe, me pushkën gati, pa e ditur se lufta ka mbaruar prej vitesh.

Por përse disa figura fetare vazhdojnë të nxitojnë në shpalljen të flasin për paqe dhe harmoni botërore?Si mund të sjellin paqe, kur nuk mbartin më energjinë e Zotit?Ata dhe të tjerë si ata nuk njihen më nga Zoti i tyre, sepse rendi i vjetër ka përfunduar dhe një rend i ri botëror ka nisur zyrtarisht.

4.

Do përmendim vetëm një rast.Përse Papa nuk arriti të ndalë asnjë nga luftërat që shpërthyen gjatë kohës së tij, ndërsa D. Trump, brenda një periudhe të shkurtër, shpalli përfundimin e luftës në Gaza dhe paralajmëroi zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë? A mund të shpjegohet ky kontrast i thellë?Sipas këtij këndvështrimi, përgjigjja është e qartë: sepse Trump është zgjedhur brenda rendit të ri botëror për të rivendosur shtyllën e dytë të ekuilibrit energjetik në Tokë.Bota nuk funksionon sipas perceptimeve tradicionale, dogmave apo ideologjive njerëzore.Ajo drejtohet nga parimi i forcave të tjera atyre që përcaktojnë rendet botërore, ndryshimet globale dhe vetë rrjedhën e historisë njerëzore.

5.

…Çfarë nuk dëgjojmë sot nga ateistët?Një vërdallosje të kotë teorike.Mbi çfarë parimi energjie janë ndërtuar teoritë e tyre? Mbi asgjë.Sepse gjithçka është energji.

Por në univers ekzistojnë vetëm dy shtylla të energjisë themelore dhe po dy shtylla të tilla veprojnë edhe në Tokë: Zoti dhe djalli.Një të tretë le ta shpikin vetë ata që e mohojnë ekzistencën e të parave.Ashtu si dy energji mbajnë në ekuilibër universin, dy duhet të jenë edhe shtyllat e ekuilibrit në Tokë.Dhe cilat janë ato?

…Rusia ka qenë njëra prej tyre si përfaqësuese energjisë negative.

Tjetra është Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pikërisht për këtë arsye u rikthye Trump në skenë, në këtë rend të ri botëror.Ca më muaj më parë thoshit BE është e fortë.Tani forca e saj po lëkundet tmerrësisht deri në rrëzimin definitiv pas disa vitesh.

5.

Mirëpo kundërshtarët e këtij rendi janë të shumtë, por energjia e Zotit nuk do t’i lejojë më të veprojnë. A ekzistojnë kundërshtarë edhe në vendin tonë? Po. Ata vazhdojnë të promovojnë avazin e vjetër të rendit të vjetër botëror. Vijojnë të mbështesin fetë tradicionale dhe liderët fetarë, duke dalë hapur kundër energjisë së Zotit, e cila tashmë i ka hequr këta aktorë nga sfera e saj e veprimit.Duhet sqaruar se në rendin e vjetër fetë kishin avantazh, sepse çdo lutje kalonte përmes profetëve, të cilët shërbenin si pika lidhëse mes njeriut dhe Zotit. Kjo traditë vazhdon ende në formë rituale, por ajo që nuk kuptohet është se pika lidhëse është ndërprerë.Përfundoi një rend botëror dhe pikat e komunikimit janë ndryshuar.Pikërisht për këtë arsye Papa dështoi në shuarjen e konflikteve që shpërthyen gjatë kohës së tij. Jo për mungesë vullneti, por sepse nuk dëgjohet më lutja e tij apo e dervishëve në vendin tonë. Nuk ka më energji hyjnore që të veprojë përmes lutjeve të tyre.

5.

Asgjë nuk ka ardhur rastësisht as shfaqja e ushtrive të UFO-ve, si makineritë e alienëve.Ato janë shprehje simbolike të energjisë së rendit të ri botëror. Ajo që duhet vënë në qendër të vëmendjes është kjo: duke përkrahur energjinë e Zotit ,por pa formulat e vjetra, mbështetet rendi i ri botëror.Shqipëria do të ketë vendin e saj në rendin e ri botëror, veçanërisht në hapësirën mesdhetare. Në “defterët e Zotit” janë shënuar tashmë edhe prespektivat e së ardhmes. Zoti sheh larg, deri në përfundimin e vetë rendit botëror.Me ardhjen e rendit të ri, përmbyset gjithçka: fetë tradicionale, parashikimet e Baba Vangës, të Nostradamusit dhe të çdo mediumi tjetër botëror.Ky rend i ri, sipas këtij këndvështrimi, udhëhiqet drejtpërdrejt nga Zoti.Në kohën dhe vendin e duhur, mediumeve do t’u jepet një “parashkrim” i së ardhmes për 3 500 vitet e ardhshme.

…Dhe e shkuara, në këtë këndvështrim, mbetet thjesht një përvojë e arkivuar në mos një material muzeal. Rruga drejt saj, tashmë u përket historianëve.

Foto:google.