Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

Revista “Pavdekësia” nr. 6, vitit 2025, organ i Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut gjendet në duart e lexuesit në këtë fillim të vitit të Ri 2026.
Bashkë me urimin Gëzuar Vitin e Ri 2026, revista shpalos një material të bollshëm për jetën dhe veprimtarinë e Organizatës.
Revista çelet me skicën anëtarësohet në Organizatë Sytki Ndrecaj, nënkryetar i Bashkisë Malësi e Madhe, i cili sjell një përvojë të pasur në punën që bëhet nga kjo bashki për nderimin dhe përjetësimin e veprës së ndritur të dëshmorëve të Atdheut. Materiali është shkruar nga Ali SYNAJ, Kryetar i OKDA-së Malësi e Madhe.
Në fillim zë vend një falënderim nga Kryesia e Përgjithshme e OKDA-së për sponsorizimin e veprimtarive të 30 vjetorit të Organizatës dhe Kuvendin e VIII Kombëtar nga Gjergj Velo, Namik Dokle, Spartak Braho, Xhavit Lashi, Enver Reçi, Gjinovefa Kadriu, Ali Vokshi, Agim Kamberi, Ilir Shkëmbi, Tomorr Kotorri.
Një vend të dukshëm zënë materialet e Kuvendit të VIII i OKDA-së, nëpërmjet një reportazhi, ku pasqyrohet çelja e tij nga nënkryetari Kujtim Haxhiaj, raporti i mbajtur nga Dr. Gegji Velo, kryetar i OKDA-së.
Problemet kryesore që u trajtuan ishin:
-Dëshmorët e dhanë jetën për interesa të larta të kombit e atdheut. Prej kësaj rrjedh edhe objektivi kryesor që Organizata të jetë sa më e pranishme në të gjithë familjet mbarëshqiptare, veçanërisht në familjet e dëshmorëve.
-Rritja e nivelit të bashkëpunimit me organet publike mbetet një objektiv me përparësi në punën dhe veprimtaritë e Organizatës, si kusht i domosdoshëm i përkujtimit të jetës e veprës që na lanë të rënët e çdo periudhe.
-Vazhdimësia jonë varet se sa punojmë për shtimin e radhëve, sa pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve kemi anëtarësuar në çdo muaj e vit.
-Bashkëpunimin me organet publike për krijimin e një Instituti Studimor për të gjithë të rënët për liri e pavarësi të kombit tonë sipas shembullit të shteteve demokratike në Europë.
-Urbanizimi i gjithë vendprehjeve të dëshmorëve, sipas shembullit të bashkisë Lushnjë dhe Pogradec, të vendosjes së eshtrave nga varrezat publike dhe ato që prehen jashtë shtetit, në varrezat e përhershme të dëshmorëve.
-Botimi në libra të veçantë i dëshmorëve që i përkasin çdo bashkie dhe nga Ministra e Mbrojtjes sipas librit “Dëshmorët e Atdheut” të botuar në vitin 2012 prej saj.
-Mosndryshimit të ngjarjeve historike e datave, të përpjekjeve në luftën e madhe në koalicionin Anglo-Sovjeto-Amerikan për të mos flirtuar me figura të dënuara nga historia.
-Zgjidhjen e financimit nga buxheti i shtetit të Organizatës.
-Përparësi zbatimit të ligjit 109/2018 për Statusin e Dëshmorit të Atdheut.
-Domosdoshmëria e bashkëpunimit me Familjet e Dëshmorëve të Atdheut, ngelet detyrë përparësore e Organizatës.
Organizata nuk ka fonde nga shteti, por kemi arritur që të botojmë librat “Qemal Stafa”, “Dëshmorët, në rrënjët e kombit shqiptar”, vëll. I e II, “Për ata që ngritën lart vlerat e Shqipërisë”, “Vlerësimi dhe nderimi për të rënët për Atdhe detyrim moral, shoqëror e shtetëror”, libra këto mjaft domethënës e të domosdoshëm për dokumentimin e veprës së Dëshmorëve.
Realizimi i filmit dokumentar “Lapidari i shkollës sime” me regjisor dhe skenarist Verdi Take, ishte një moment që duhet përhapur më tej në të gjitha shkollat që mbajnë emra të dëshmorëve.
Revista “Pavdekësia” vijon punën e saj që prej 30 viteve, duke u mbështetur nga Familjet e Dëshmorëve, por edhe nga sponsorë dashamirës e simpatizantë të familjeve të Dëshmorëve. Revista ka rritje cilësore në shkrimet që boton, kjo edhe për faktin se ka hapur rubrika të reja.
Rreth raportit diskutuan Bernard Zotaj, Sytki Ndrecaj, Kristo Murati, Novrus Hysi, Resmije Ruçi, Zaho Golemi, Fatmira Mustafaj, Rushit Kuçi, etj, të cilët sollën eksperiencën e punës së organizatave të tyre dhe morën detyra të reja, të cilat gjejnë pasqyrim të plotë në faqet e revistës.
Kuvendi i VIII I OKDA-së, zgjodhi organet drejtuese. Dr. Gjergji Velo u rizgjodh në detyrën e kryetarit ndërsa sekretar i Përgjithshëm u zgjodh Enver Reçi.
Në faqet e revistës gjejnë pasqyrim dhe disa kronika të kohës nga përkujtimi i 81 vjetorit të çlirimit të Kryeqytetit, por dhe përkujtimi i ditëssëShpalljes së Pavarësisë në Vlorë dhe vendosja e kurorave në ditën e Çlirimit të Shqipërisë më 29 nëntor në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Nga Dhimitër Shtëmbari vjen një shkrim që i bën jehonë librit për “Dëshmorët e Pogradecit, i cili thekson se është një libër që duhet të kalojë dorë më dorë.
Vend të dukshëm zë dhe reportazhi nga Kozma Gjini, ku pasqyron rrënjët, identitetin dhe detyrimin për djemtë dhe vajzat e Lushnjës, atë mot, kur atdheu kërkonte frymëmarrje të lirë, lanë arat, të mbjellat, shtëpitë, familjet, fëmijët… dhe u rreshtuan krah patriotëve…
Më tej në revistë gjejnë pasqyrim shembuj të shumtë për veprimtari përkujtimore si në degën e OKDA në Pukë, në Korçë, në Shkodër, në Shënpjetra heroike, në Tropojë, etj.
Në rubrikën takim me historinë zënë vend: Dëshmori Mushak Haxhi Selimaj (1871-1912) ishte ndër prijësit popullorë nga me të dëgjuarit në Malësinë e Gjakovës, shkruar nga Shpend Bisheva; Habib Koka u dogj i gjallë në Mat’hauzen shkruar nga Dashamir Kumi; Sado Koshena – Gruaja luaneshë e Luftës së Vlorës; Si luftoi dhe ra Heroi i Popullit Hajdar Tafa shkruar nga Ferit Metiko; Bilal Ibrahim Rukia “Dëshmor i Atdheut” shkruar nga Zgjim Telhaj;Djaloshi 19 vjeçar Arben Mark Legisi kryente shërbimin kur ran ë krye të detyrës, shkruar nga Nikollë Ndoku; Malo Aredin Xhemalaj, gjermanët barbarisht e vranë në sytë e njerëzve të dashur, shkruar nga Mato Kollozaj; Adil Hasanaj nuk e njohu babanë, po njohu heroizmin e tij, shkruar nga Enver Cakaj; Simbolet janë të shenjta sa dhe jeta e të rënëve, shkruar nga Fuat Kokallaj
Në faqet e revistës zënë vend dhe puna e veprimtarëve që punojnë për këtë mision, por dhe që largohen nga jeta. Nderim dhe mirënjohje për kontributin e tyre për Arif Çota nga Korça; Halil Qendraj nga Kuçi i Vlorës; Veip Lala nga Mallakastra.
Revista “Pavdekësia” në vitin 2025 festoi dhe 30 vjetorin e botimit të saj. Ajo tashmë ka një përvojë të pasur dhe në të kanë punuar figura dhe pena të shquara të shoqërisë shqiptare. Këtë rrugë të nisur me plot përkushtim po vijojmë më tej, duke bërë që revista të jetë e pranishme pranë Familjeve të Dëshmorëve të Atdheut. Mirënjohja shkon dhe për kryeredaktorin Zenel Gapaj i cili këto vite ka sjellë një përvojë të re pune, atë të bashkëpunimit me të 61 organizatat e Dëshmorëve në të gjitha bashkitë e vendit.