Dr. Selman Mëziu
Studim




Kërkojm që me disa gjetje të rastësishme të ndërtojm të kaluarën fytyrplotë. Më pas të ngrem sot një shtatore të bekueme për brezat e sotëm e të nesërm. Ne fshatarët, intelektualët e krahinës së Muhurit, Mokra e kohës romake, duhet të ngrihemi mbi plogështinë e kohës. Kjo do të thotë ndër të tjera të caktojm, të fiksojm një festë për të bashkuar brezat e sotëm dhe të atyre që do të vijnë për të ruajtur traditat, historinë, trashgimitë.
Fillesa që kërkojm për t’i njohur
Më parë se të hymë në shpërfilljen e kësaj hynije në imshtajën e shekujve duhet të theksojm se ajo si gjithë historia jonë e lashtë është deformuar, fallsifikuar dhe bërë pronë e popujve që nuk e kanë patur kurrë. Gjithashtu e përshtatur si pronë e feve për të treguar epërsinë e tyre mbi edukatën, kulturën, historinë, traditat dhe shpirtin e popujve.
Do t’a nisim studimin tonë, me ato çfare kanë shkruar enciklopeditë italiane. Dhe ja njëra prej tyre: ‘’Demetra (gr. Demetër). Perëndi e mitologjisë greke, e bija e Kronos, (Saturno) dhe e Rea, e motra e Zeusit (Gjove). Ajo quhet perëndia e ‘’Tokës,, ishte perëndia e bimëve të mbjellave, bujqësisë e frutoreve, legjendave, e mirësive, e ushqimeve të njeriut…,, (Enci. Pomba. F.583 Unio. Tipo. – Edtrice Torinese. Torino 1942.) Edhe disa enciklopedi të mëvonshme shprehen pothuajse në këtë mënyrë.
Le të zbulojm se nga erdhi kjo ‘’bestyni pagane,, siç quhet shpesh në studimet e ndryshme historike. Për të realizuar këtë qellim ne do të zbresim në mesin e shekullit XIX. Lexojm me kujdes se çfarë zbulon Jeronim De Rada: ‘’Demetra – Perëndia e tokës dhe e shqiptarëve. Metër – njësi matëse e tokës. (Jeronin De Rada ‘’Antichita della Nazione Albanese.,, p. 14. Napoli 1864)
Për t’i dhanun forcë pemës së bindjes do të vazhdojm me një albanolog të shquar tanima mjaft i mirënjur nga studiues shqiptar e të botës akademike. Albanologu Johan Gjorgj fon Han e shpjegon në këtë mënyre: ‘’Dhe-meter …Dhimitra e ‘’e ama e dheut,, Marrdhëniet e saj të ngushta me Zeusin e tregon orakulli i vjetër i Dodonës… Në Athinë statuja e hyjneshës Ge (Demetra) gjindej afër asaj të Zeusit po ashtu edhe në Olimpia. Tek (fisi i) Skythët, tregon Herodoti, toka ishte e shoqja e Zeusit.,, (J. Gj. f. Hahn ‘’Studime Shqiptare,, f. 340. Inst. Dial. Komunikimit, Tiranë 2008)
Njohuritë mbi kthjellimin e kësaj perëndie pas një shekulli vazhdojn. Ne do të zgjedhim studjuesin e shquar të botës së lashtë pellazgjiko – Ilire -shqiptaro, Aref Matin:‘’ Kujtojm kalimthi se Pellazgët janë të parët që sollën kulturën e drithrave në Europë. Githashtu perëndesha e frutave të tokës, ajo ishte simbol i qytetërimit antik begatia e të korrave dhe e zhvllimit ekonomiko – shoqëror.,, Dhe më tej studiuesi shton: ‘’ Shpjegimi Shqip i mësipërm është më i qartë ‘’Dhe – Motër,, që do të thotë ‘’Toka Motër,, Eshtë me vend të shënohet përputhja e kuptimeve midis Demeter ‘’perëndeshë e kulturës dhe e mbjelljes dhe bija e saj Kore (Perëndesha e të korrave) ajo që ‘’mbjell,, nëna, dhe ajo që ‘’Korr,, e bija.,, (Mathieu Aref ‘’ Shqipëria. (historia dhe gjuha) Odisea e pa besueshme e një populli. F. 303. Plejad 2007)
Rradha i erdhi një studiuesi Dibran Agim Çadrit i cili ka shkruar mbi këtë perëndi: ‘’Pasardhësit e pellazgo ilirëve, Tokës i thonë ’’Dhe,, prandaj emri i perëndeshës së pjellorisë së Tokës, Dhemtra, që pranohet se është Nëna Tokë shpjegohet po ashtu me ndihmën e gjuhës shqipe, se po te ishte Dhemetra një perëndesh greke ajo do të quhej Gemetra, nga greqishtja ‘’ge,, ‘’dhe tokë,, si ne emrat gjeografi, gjeometri etj.,, (A. Çadri, ‘’Gurabardha e Dibrës dhe Maqedonia.,, f. 12. ishpvka&okult Tiranë 2014)
Duke gjykuar për sa kemi shkruar ma sipër, na lejon të shprehemi se Demetra ishte perëndi e krijuar nga populli pellazg dhe jo nga qytetërimi Grek, prandaj kjo si perëndi e si feste ka ardhur e shendetshme deri në ditët tona edhe pse ka pësuar deformime e fallsifikime të shumta. ‘’… ndarja zyrtare dhe përfundimtare (e kishës ortodokse S.M.) me kishën Katolike të Romës ndodh vetëm në vitin 1054 pas K.,, (Retin Reka,‘’Kisha autoqefale ortodokse e ukrahinës!,, Fb. 06.01.2016)
Karakteri i kësaj feste te besimet ortodokse, të krishtere etj.
Duhet të kuptojm se kur festohet kjo festë në Shqipëri e gjetiu? Si ka kaluar ajo në thelb si festë në gardhishtet e feve të ndryshme? Për të kuptuar vazhdimsinë e saj në mijë vjeçarët me veçoritë e veta të humbura e të fituara nëpër vite e shekuj. Për të bindur lexuesit dhe studiuesit, ne kemi marrë mendimet e shumë studiuesve të ndryshëm. Dhe ja çfare shkruan një studiues bullgar:
‘’Dita e Shën Dhimitrit kremtohet më 26 tetor dhe është njëra nga festat më të mëdha në kalendarin e krishterë. Në përfytyrimet popullore Shën Dhimitri “mbyll” ciklin bujqësor i cili fillon me Ditën e Shën Gjergjit.,, (Albena Bezovska. ‘’Dita e Shën Dhimitrit në përfytyrimet e popullit,, botuar më 14-10-26. 8. 2015.PD)
Nga më sipër kuptohet se këto festa e ndajne vitin në dy stinë për sa i përket prodhimeve bujqësore, blektorale, në stinën e verës dhe të dimrit. Dhe ja dhe fjala e urtë: “Shën Dhimitri sjell dimrin, Shën Gjergji – verë.,, Ne Dibër të poshtëme përdoret shprehja: “Nga Shmetrat, dimni hyn n’derë.”
Ja dhe kur e si ka lindur kjo festë sipas të njëjtit studiues, bullgar, të cilën e përhapën edhe në shqipërinë e veriut, atje ku ato sunduan pothuajse një shekull. Gjithashtu kemi edhe sundimit e kishës ortodokse në perandorinë bizantine e sidomos në jugun e Shqipërisë. Lexojm me kujdes:‘’Shën Dhimitri ka lindur në qytetin e Selanikut… Shën Dhimitri i ka mësuar vendasit që të mos besojnë në idhuj, dhe të hapin zemrat për Krishtin. Perandori romak Maksimilian ka urdhëruar që të hidhet në burg, por Shën Dhimitri edhe aty ka vazhduar të shpërndante fenë e krishterë. Prandaj është var.,,( A. Bezovska po aty) Kujdes! Këto janë fallsifikime të historise per t’i veshur’’petkun e besueshmerise bullgare,, pra, për t’a bërë fe të tyre me rrënjë në shekuj, gjë që historikisht eshtë e gënjeshtërt.
Për të kuptuar gjeografinë e kësaj feste po marrim studiuesin, Doc. Dr. Petko Hristov në Institutin Etnografik të Akademisë Bullgare të Shkencave. Ai shkruan: ‘’Në Ballkan dhe në Karpate këto janë festat më të rëndësishme dhe kanë të bëjnë me kulturën agrare që është zhvilluar shekuj të tërë në Evropën Juglindore.,, (Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova) Kjo festohet zakonisht me 26 tetor në vende të europës lindore dhe Arbëreshët e Italisë.
Dhe ja si nderohet e festohet te krishterët shqiptar ‘’Si çdo vit, me dashuri, respekt dhe mirënjohje ndaj traditës sonë, familja Nrecaj e kremton Natën e Shën Mitrit ; festë e shenjtë që bashkon brezat, ruan rrënjët dhe forcon lidhjet tona familjare e shpirtërore.,, (Anton Nrecaj, Fb. 25.10. 2025)
Festa e Shën Mitrit te shqiptarët
Populli shqiptar ka qenë dhe është ende mjaft i lidhur me këte festë të cilën në shpjegimet e mësipërme të studimit tonë kemi theksuar se lidhet drejtë për drejtë me perëndinë Demetra e paraardhësve të popullit tonë, pellazgëve. Për t’u bindur për sa shkruajtëm më sipër ne gjetëm studime për arbëreshët e Italisë si tregues kokëforte vazhdimësie e ruajtse e saj deri më sot. Dhe ja lexojm:‘’Festa e Shën Mitrit (Shën Demetra) është një festë në traditën e besimit fetar ortodoks i përhapur edhe te shqiptarët e Kosovës në Himarë të Sarandës dhe shënon fillimin e dimrit duke u festuar me 26 tetor,, (https://www.acrinrete.info/mobile_news.asp?id=11537&p=109)
Dhe ja se si festohet, sa zgjat, dhe ku bahet kjo festë në pak rrjeshta: ‘’ Festohet me 26 tetor, festa e Zotit tonë dhe zgjat tre ditë ku bëhen edhe panaire. Sipas tradites dita e parë, në oborrin e kishës Shën Demetra del nga kisha‘‘kali i shen Demetrit (Dhimitrit Gr.)…,, (po aty)
Edhe në Shqipëri vazhdon të festohet, por me ndryshime të pjeshme nga jugu në veri, edhe nga krahina në krahinë, biles edhe nga fshati në fshat. Megjithëse studimet në këtë fushë janë ende të pakta. Pasi u lejua besimi fetar, filluan’’gërmimet,, për të gjetur dëshmi të ndryshme në dokumenta, gojdhëna, intervista, arkeologji etj. për burimin e saj, institucionet kishtare dhe cermonitë e festimit. Dhe ja një studim që na vjen në ndihmë për të kuptuar këto ndryshime në kohë e hapsirë ‘’Në Kosovë dhe në Maqedoni Shën Mitri kremtohet më 8 nëntor, sipas kalendarit të vjetër, ashtu siç ishte edhe në Shqipëri para viteve 1920.,, (Andrea Llukani, “Folklori Kristian”, f. 79-83).
Ne po japim një shembull se çfarë shënonin këto dy festa dhe që vazhdojn të festohen edhe nga besimi musliman. Lexojm:‘’Shën Mitri nderohej nga malsorët e Kunavisë, të cilët festonin ditën e Shmitrit, si dita që shënonte fillimin e dimrit. Dita e Shmitrit dhe dita e Shën Gjergjit, në traditën tonë popullore konsiderohen si dy ditët e mezit të vitit (ditët epagomenale), pasi dita e Shëngjergjit shënon fillimin e verës. Këto dy festa fetare-popullore, kremtohen dhe nga banorët e besimit mysliman.,,(Lutfi Alia,‘’Zemra Shqiptare,, Kunavia VIII 17.11. 2013)
Edhe në disa fshatrat të Dibrës së poshtëme edhe pse janë pothuajse të besimit musliman Shën Mitri (festa e Shmetrave S.M.) festohet kur zbresin bagëtia nga bjeshkët ku kanë veruar për në kasollet pranë shtëpive në fusha e kodrina. Dhe ja se si populli dibran e ka shprehur në fjalën e urtë me shumë kujdes dhe kuptim plotë. “Nga Shmetrat, barinjt s’flen ma n’mal.,,
Po shkruaj shkurt për krahinën e muhurit. Lexojm.‘’Shmetri festohesh me 10 Nandor, zakonisht thernim një pulë e gatuhesh koronek. Mund të pritesh një nga bagëtitë e imta, dele ose dhi gjithashtu dash ose cjap. Tjetër, ziheshin kuguj me misra. Quhesh fillimi i dimrit. Prandaj themi ne Muhur: ‘’Shmetër e Shëngjergj asht dimër nuk ndizen zjarre jasht.,, (Lazam Losha Interviste 06.01.2026)
Vazhdojm me ne festim ndryshe. Për të kuptuar atë që shkruajtëm ma sipër, ne shkëputëm një pjesë nga një studim i studiuesit Lutfi Alia. Dhe ja lexojm:‘’Në ditën e Shmitrit, malsoret e Kunavisë zbrisnin bagëtinë nga bjeshkët dhe thernin cjapin më të mirë për t’a ba pastërma, që do të përdorej si ushqim gjatë dimrit. Në ditën e Shmitrit, malsorët kryenin dhe një rit pagan, ndiznin degë pishe në oborrin e shtëpisë,”për të trembur ujqërit, që të mos i demtonin bagëtinë.,, (L. Alia, po aty)
Toponime, kisha, arkeologji
Ne po japim edhe disa toponime si tregues të një besimi shumë shekullor të përhapur shumë shekuj të shkuar. Në fshatin Kaltanj të Ersekës ndodhen dy dynim tokë të emërtuara Shën Mitri, në Kosovë kemi kroin e Mitrit. ‘’Shën Mitri…dhe Shën Pjetri janë të vendosur në fund të Kodrës së Gjeraqinës…,,(Gaz.‘’Fjala e Lirë,, ‘’Disa toponime që lidhen me mitet disa toponime që lidhen me mitet: lavani; ballëcjapi; barakja; kodra me emra shënjtorësh dhe perëndi të tjera.,, Nga Mentor Serjani.) Toponimi Ara e Shmetrave në mes Gardhit të sipërm ose Çukeve të epra dhe teçes së Çikut dhe varreve të Shqefe në krahinën e Muhurit në Dibrën e poshtëme.
Për të plotësuar njohuri sa ma të plota, më të bindshme, me të vërteta historike kemi gjetur në literaturën e kohës vendodhjet e disa kishave të Shën Dhimitrit, ose Mitrit. Lexojm: ‘’Kisha e Shën Dhimitrit…është një kishë historike e shekullit të IV në Selanik, (Podzhan) Greqi. U shndërrua në xhami në vitin 1430 nga arkitektet turk… u shndërrua në kishë (me po kete emër S.M.) përsëri në 1912.,, (Wikpedia); Maqellar (Shenja themelesh) Dibër e poshtëme; Nivicë, Sarandë; Berat në qytet; Palasë (ndertuar ne vitin 1823), Himarë; në qytetine Manastirit; Qeparo, Himarë; Fikas (shenja themelesh) Tiranë; Senicë, Vlorë; Kisha e Shën Mitrit Bezhishtë, Korçë; Boboshticë, Korçë dhe Drobonik, Berat.
Sa për të kuptuar historikun e shkatrrimit e ndërtimit të kishave me emrin e shejtorit Dhimitër (emërtuar nga feja ortodokse greke, S.M.), po japim vetëm disa të dhëna arkeologjike të njërës prej tyre në Lushnje. Dhe ja: ‘’Në oborrin e kishës së re dedikuar “Shën Dhimitrit-Kokotovë” ruhen tre kapitele antike. Sipas dëshmive të banorëve vendas këto kapitele kanë qenë murosur në themelet e kishës së vjetër (me të njëjtin emër).,, (Dr. Niko Ferro’’Disa kapitele antike nga kisha e Shën Dhimitrit Kokotovë në fshatin Ngurrëz e Vogël,, 23.02.2018)
Dhe duke u thelluar më tej në këto kërkime studiuesi Dr. Ferro shkruan:‘’…tre kapitelet që kanë murosur në kishën e Shën Dhimitrit Kokotovë janë “spolje” të marra në zona të afërta arkeologjike, Apoloni ose Babunjë (Arnisa).,, (Dr. Niko Ferro. Po aty)
Shën Mitri në folklorin shqiptar
Në Drenicë këndohet kënga “Dita e Shën Mitrit erdhi prru’ në prrue”: ‘’Na kallxon për kohën, Dimni si do t’jetë, I vërenja delet qysh jan’ ra me fjetë. Nëse delja shtrihet me dy kamt e para, Dimni asht i butë, veç rueju për mrapa,,, (Andrea Llukani, “Folklori Kristian”, f. 79-83).)
‘’ Arbëreshët e Shën Demetri Korona në Kozenca Itali këndojnë këngën “Të falemi Shën Mitër”:‘’Të falem, i shën Mitër, o trim i Shqipërisë! Dëshmor i Perëndisë, luftëtar i shenjtes besë.,, (Zef Skiro në librin “Canti tradizionali delle Colonie Albanesi di Sicilia”.)
A ka patur kish shen Demetra (Dhimitri ose Mitri) në krahinën e Muhurit?
Ara e Shmetrave (n/dial Di. dhe Muhurak), ndodhet poshtë varrezave të fisit Shqefe duke u shtrirë deri sa bie në brigjet e dhambëzueme ku shikohet Gardhi i epër ose Çuket e epra. Në kundrejtimin juglindor kufizohet nga udha e vjetër ose ‘’Rruga dibrane,, (B. Kebej ‘’Ori.Dib. e Skenderbeut.,, F. 175. Tir. 2010) e pa përdorshme sot, por gjënden mjaft gjurmë të saj. Në veriperëndim ku mbaron Ara e Shmetrave ka qenë një man i zi shumë i mdh për nga trashsia e thirresh Mani i Çurke (A. Xhani 01.01.202). Pranë tij kalonte një udhë tërthorazi për në Kulosa. Ara e Shmetrave ka kundrejtim verilindor. Udha Dibrane, Arën e Shmetrave e lenë në veriperendim.
Këtë toponim dhe si institucion fetar e ka bamun të ditur stdiuesi Besnik Kebej i cili shkruan:’’Rruga tjetër…kalon, pranë kishës të fshatit Mazreka. Kisha emërtohet kisha e shën Dhimitrit e cila ka ende gjurmë. Megjithë dëmtimet e themeleve, por ka varret në Shmetra pranë teqes së sotme të quajtur Teçja e Çikut.,, (B. Kebej po aty f.174)
Të thellojm më tej njohurite e shikuara në vendin ku ajo mund të ndodhet. Varret e fisit Shqefe shtrihen në anën jugore të arës së Shmetrave, por edhe poshtë udhës së Kurrizit të Krizave e një pjese udhe që vjen si rezultat i bashkimit të saj me udhën që vjen nga Kodra e Mëzeze.
Të krijhojm tani pemën e frutshme të bindshmërisë duke dhanun ma shumë fakte dhe gjykime. Vazhdojm. Nga biseda me mjaft të moshuar që kam intervistuar kujtojn këtë toponim dhe kishën. Nga udhëtimi im studiues e vëzhgues kam gjetur e fotografuar një varr me armaturë çimentoje, të ngritur mbi tokë mbi 50,0 centimetër me mbishkrimin: ‘’Nel. Z. Lala ku janë të shkruar viti i lindjes dhe i vdekjes.,, Para vitit 1967 edhe tani në sipërfaqen e tokës së varrezave vegjetojn lisa të shumtë me diametër edhe mbi 60,0 cm. Tregues i drurit të lisit si i shejtë që në kohen e Dodonës pellazge.
Unë në udhëtimet e mia në muajin gusht 2006 dhe 2007 nuk kam parë gjurmë muresh ose themelesh. Mirëpo ajo duhet të jetë në kurrizin maja e Krizës ku shikohet lugina e drinit dhe Dibra e poshtme shumë mirë dhe gjithashtu ara e Mazrekave ish ‘’qyteti i lulezuar i dikurshëm i fisit të Mazrekasve.,, Nga këtu po të ulemi në drejtim prendimor përgjatë kurrizit, kemi rreth 40,0 m. mbuluar me pyje dushku pastaj kurrizi zgjerohet me shumë pak pjerrësi si livadh deri sa bashkohen udhët që vijnë nga Kodra e Mëzeze me udhën e kurrizit të Krizave dhe Udhën Dibrane. Ky kurriz ka një fushë pamje shumë të gjërë. Fal pozicionit të tij jep mundësi të shikohen kishat e Shën Marisë mbi malin e Shmrajs, e Shën Gjergjit në anën prerndimore, mbi Hurdh Muhur në lindje të saj, e Shën Vasilit në Lagjen Shorokan dhe e Shëne Premtes në Maslis (B. Këbej po aty f. 183) në fundin e Gardhit të poshtëm.
Për të arritur në kopshtin e lulëzuar të së vërtetës për t’a kuptuar, besuar e krijuar një përfytyrim real e të mirëqenë ne do të vazhjdojm arsyetimin tone.
Kemi toponimin Ara e Shmetrave i ruajtur brez pas brezi si toponim, dhe ndoshta toka, ara si pronë e kishës nga ku ka mbetur emërtimi. Gjthashtu stdiuesi B. Kebej na shkruan për themele, dhe ato mund e duhet të gjenden në kurrizin e sipër përshkruar, ku nuk ka qenë pyll kurrë ndërsa në të dy krahët kemi pyje dushku. Gjithashtu si rregull i përgjithshjëm këto institucione fetare ndërtoheshin në maje kodrash, sukash, çukash me fushë pamje sa ma të gjërë.
Kjo kishë mund t’i ketë shërbyer fisit të Mazrekasave si dinasti e fuqishme aty nga shekulli i XII dhe XIII kjo duhet të jetë e vërtet si e vetmja kishë më e e afërta. Kjo ishte e lidhur me disa udhë kambësore me trojet e tyre. Gjurmët e të cilave vazhdojn të egzistojne ende.
Përball saj në anën prendimore jo më shume se tre kilometra në një kodër ndodhesh kisha e Shen Gjergjit. Shenjtor këto të ardhur nga kohët e lashta. Për nder të tyre festohen ende sot sepse ato janë edhe të lidhura ngushtësisht me stinët, punimet e tokës, prodhimet në bujqësi, blektori etj..
Dhe më tej akoma. Cili ëshë fjalëformimi dialektikor dhe ndryshime morfoligjike? Kjo nevojitet për të shkuar atje ku ne duam. Fillojm arsyetimin. Ara e Shmetrave – Ara e Shmitrave- Ara e Shen Mitrit- Ara e Shën Dhinitrit – Ara e Shën Demetres. Sigurisht i njëjti arsyetim vlen sikur fjalën arë si pronë e kishës t’a zëvedesojm me Kishë. Këto ndryshime morfologjke, fonetike kanë ndodhur në pyllnajajt e shekujve si rezultat i ndëthurjeve gjuhësore në dielekte e nën dialekte. Për t’a kuptuar sa më lehtë dhe qartësuar këto ndryshime po japim për lexuesin edhe dy shembuj të tjerë. Në krahinën e Muhurit kemi toponimin Xhuteze, dhe ja ‘’thurjet,, e saj në shekuj: Xhutez – Xhitez – Xhytez – Xhitet – Xhytet – Qytezë – Qytet. Po kështu edhe emri i krahinës tonë Muhurit. Lexojm. Muhur- Moher- Moken – Moker – muhurak – Mokrar. Mendojm që burimi i emërtimt Muhur rrjedh nga Mokra, mokna që quheshin mullinjt e parë që në antikitet ku guri i sipërm vihesh në lëvizje nga krahët e njeriut ose nga kuaj ose qé. Kjo varesh nga madhësitë e dy gurëve.
Në mes kishësa së Shën Gjergjit në kodrën me të njëjtin emër dhe Shën Demetres u vendos Teçja e Çikut rreth viteve 1930 me ndërtesë dhe varret e këtij fisi, në mes tyre. Fisi Shqefe zgjodhi këtë vend për të vendosur varrezat, pra pranë kishës së Shën Mitrit.
Po kështu kemi mendime të tjera që mund të jenë vazhdimësi e ruajtes së rrënjës të perëndisë Demetra, Deme – meter. Lexojm emrat ose mbiemrat e ma poshtëm: Deme, Demir, Demush e ndonje tjeteër; ose si mbiemra Demeri, Dameri, Dema, Damneri, Demiri të cilët i kemi të pranishëm në krahinën e Muhurit, Dibrën e poshtëme etj. Gjithashtu kemi edhe emrat Met, Mehmet, Kimete, Rrënja e të cilave është Met. Përdorimi si mbiemër si Meta, Hasmeta etj. etj. Edhe këto emra e mbiemra përdoren në krahinën e Muhurit, Dibrën e poshtëme dhe me gjërë.
Ndryshe qëndron ky problem të arbëreshët e Italisë ku Demeter është ruajtur i pa prekur, si shenjtor, si emra njerëzish, mbiemra, si emërtim kishash, toponime etj. Ndryshimet në morfologjine e e ketij emri Demetra lidhen me mjaft faktor historiko – shoqëror, që gjënden ose kanë ndodhur në vendin tonë. Po kështu me pozicionin gjeografik të shqipërisë natyrale.
Po në shtetin Ilir a përdoresh ky emër dhe ja një shembull: ‘’Demetër Fari. Komandant ushtarak dhe regjent (mbret i përkohshëm S.M.) i mbretërisë ilire më 228-217 p. e.s.,, ( Fjal. Enc. Kloped. Shq. f. 177 Tirane 1985) Po kështu në njërën prej enciklopedive italiane gjenden ‘’disa emra njerëzish të shquar si Demetro Car i Rusisë, Demetro mbret i Sirisë dhe 16 ermra të tillë të fushave të ndryshme.,, (Enc. Pomba,, f. 583 Torino 1942) Si përfundim kemi vazhdimësi në ruajtjen e plotë te emrit Demetra të popullit pellazg.
***********
Ky studim ia ka arritur qellimit duke na e sjellun gjithe botën pellazge në lidhje me perendinë Demetra e cila ka gjetur vend në shpirtin, festat, jetën e dibranëve, muhurakeve dhe gjithë shqiptareve në trojet natyrale. Institucionet fetare kushtuar kësaj perëndie shumë të lashë, duhen zbuluar, kryer gërmime arkeologjike sepse përbëjnë historinë e popullit tonë të lidhur me shumë fije jete e veprimtari me botën pellazge, të parët tanë. Kjo sigurisht edhe në krahinen e muhurit.
15.01.2026