Shfletoj ditarin e kujtimeve,
Dhe midis të tjerash,do të gjej,
Erën që fryn mes mendimeve,
Atëhere ,kujtoj dhe qesh.
Edhe shiu që bie rrëmbimthi,
Brenda shpirtit ndihem keq,
Imazhi jot më vjen kalithmi,
Atëhere kujtoj juve,buzëqesh.
Vetmija s’më shkon përshtat,
Se jam me zemër që s’thyhem
Shfletoj librin tim prapë.
Kujtoj në mendje dhe qesh.
Shikoj qiellin,qan,dëshpërimin!
E lotin e tij,që botën s’përkat.
Se ai s’bie veç në shpirtin tim.
Por bie pranverës,verës së that’.
Kujtoj juve të dy dhe buzëqesh.
Se libri im,më ngjall kujtime,
Edhe mallin,ma shton për juve.
Shpirti bie në qetësi,lehtësuar.
Këto mendoj,kur ditarin shfletoj
Në mëndje ju kam dhe ju kujtoj.
Malli,më shtohet,librin ledhatoj
Për ju,që më mungoni,mendoj.
Ky shpirt mbushur me mall,
Detyroj t’shfletoj ditarin e vjetër,
Me një dashuri të veçantë,
Që e kam shumë për zemër.
…Shfletoj ditarin e kujtimeve…
V Pëllumbi.autori.
23/03/2026. Artë.Greqi
