Shteti shovenist serb përmes dhunës së egër masakroi popullatën shqiptare gjatë viteve 1998-1999-Shkruar nga Sami ARIFI

Shkruar nga Sami ARIFI

Shteti shovenist serb përmes dhunës së egër masakroi popullatën shqiptare gjatë viteve 1998-1999 (Pjesa e parë)

Rreziqet ishin të pandalshme të shtetit shovenist serb, për masakra e dhunë ndaj popullatës shqiptare të paarmatoaur. Sulmi dhe masakra serbe, ishin përgatitur që herët nga kreu i makinerisë vrastare të Serbisë, të cilat ndodhën në shumë vende të Kosovës, duke filluar në Qirez dhe Likoshan, më 28 shkurt e 01 maj të vitit 1998. Brenda dy ditësh u vranë 24 civilë të paarmatosur. Familja Ahmeti nga Likoshani përjetoi fatkeqësi të rëndë, dhe ajo Sejdiu nga fshati Qirez. Dy familjet ishin vrarë e masakruan njerëz të moshave të ndëryshme, më se 25 shqiptarë, të cilët nuk munden të identifikoheshin as trupat e tyre. Për shqiptarët viti 1998 ishte i kobshëm dhe tragjik, me më se: 2.220 shqiptarë të vrarë e të masakruar, me një numër të madh të tyre të djegur në shtëpitë e tyre. Ishin më se 450 fshatra të shkatrruar, 41.538 shtëpi banimi të dëmtuara rëndë dhe të shkatrruara, më se 1995 objekte afariste të krejtësisht të shkatërruara, dhe mbi 500.000 shqiptarë të zhvendosur nga shtëpitë dhe trojet e veta të braktisura, gjatë këtij viti, përmes dhunës dhe terrori shtetërorserb.

Shkruan: Sami ARIFI

Diversantet serbë, më saktësisht më 22 janar të vitit 1998, kishin sulmuar familjen liridashëse të atdhetarëve të Jasharajve. Sulmet e diversantëve serbë ishin të rrufedshme, por edhe mbrojtja e Jasharajve ishte në gjendje gatishmërie kundër diversantëve serbë.

Forcat sebe pas masakrave në Qirez e Likoshn vazhduan edhe në familjen Jashari, të  komandantit Adem Jashari, të UÇK-së. Pushtuesit serbë mendonin se me aksione operative të këtilla, në Kosovë do të mbretëronte frika nga dhuna dhe terrori ndaj tyre, dhe se shqiprarët do t’i humbin shpresat të pavarësohen nga Serbia.

Familja Jasharajve, në mëngjesin e acarit, të 05 marsit të vitit 1998, për të tretën herë po ballafaqohej me forca të mëdha të milicisë dhe ushtrisë serbe. Serbia e dinte se bërthama e UÇK-së ishte familja Jashari, e cila Familje serbëve iu kishte shkaktuar humbje dhe turp. Serbia kishte për qëllim vrasjen e guximit të shqiptarëve që mos të luftojnë për çlirim dhe bashkim kombëtar, prandaj ishte në shënjestër likuidimi i familjes Jashari dhe komandantit të UÇK-së, Adem Jasharit. “Nëse duhet vdekur dikush, më mirë unë se Kosova ime”, nëse duhet vdekur dikush, më mirë të gjithë ne sesa atdheu”-kishin thën të gjithë Jasharajt në kështjellë. Në Prekaz po shkruhej historia.

Serbia, duke e konsideruar Kosovën si çështje të brendëshme të tyre, mbajti një referendum gjithëpopullor, më 23 prill 1998, për mospranimin e ndërhyrjes së jashtme të ndërkombëtarëve, siç i quante ajo, në punët e brendshme të Serbisë. Shteti shovenist serb po në këtë datë, pra më 23 prill 1998, vrau 20 shqiptarë në Koshare të Gjakovës, që kryesisht ishin nga fshatrat Sllup i Deçanit, Hereç i Gjakovës dhe Kliçinë e Pejës. Pas zhvillimit të betejës në Llapushnik, më 09.05 1998, në mes forcave serbe dhe të UÇK-së, në këtë betejë u vranë 13 luftëtarë shqiptarë dhe mbi 50-të viktima civile. Milicia serbe, më 09.05.1998, vrau 126 shqiptarë në Deçan, Gjakovë, Skënderaj, Rahovec, Drenas etj. Në Drenas ishin vendosur, më 26 dhe 27 maj, mbi 1000 milicë serbë të pajisur me autoblinda dhe mbi 90-të mjete tjera të motorizuara me sasi të mëdha armatimi, ku, në fshatin Polek, milicia serbe vrau 9-të meshkuj. Mbi 100.000 refugjat kalojnë nga Kosova në Shqipëri, më 02 qershor të vitit 1998.

Më 17 korrik 1998, forcat e UÇK-së, çlirojnë Rahovecin, të parin qytet në Kosovë, mirëpo kundërsulmi i ushtrisë serbe rimerr prapë Rahovecin dhe masakron 96 shqiptarë. Më se 150 shqiptarë ishin evidentuar që ishin vrarë të strehuar në Teqen e Sheh Mujedinit në Rahovec, gra fëmijë e pleq. NË Drenas, në fshatin Obri të Epërme, më 27 shtator të vitit 1998, u gjetën të masakruar familja Deliu, pa dallim moshe dhe gjinie, gra fëmijë e pleq. Fëmiu që ende nuk i kishte mbushur tre muaj u gjetë i gjallë në gjirin e nënës së masakruar, e cila foshnje nga shkaku i kushteve të rënda të luftës vdiq pas tre muajsh. Vetëm gjatë muajit gusht u vranë mbi 200 shqiptarë nga forcat kriminale serbe. Kriminelët serbë në fshatin Rancë të Shtimës vranë 11-të anëtarë të familjes Asllani. Kriminelët serbë gjuajtën me top nga tanku dhe vranë e copëtuan me granatë tri gra dhe 8-të fëmijë. Vetëm në muajin shtator u vranë e u  masakruan 430 shqiptarë civilë, dukre i djegur e shkatërruar vendbanimet shqiptare.

Pesë shqiptarë në Suhogërllë u vranë e u masakruan, derisa në drejtim të panjohur i kishin dërguar edhe trupat e tyre pa jetë, gjatë kësaj ngjarje u gjetën edhe 42 trupa pa jetë të vrarë, e të masakruar. Milicia serbe, më 31 dhjetor 1998, vrau 7-të student shqiptarë nga Hoça e madhe dhe Rahoveci të cilët ktheheshin nga Shqipëria. Forcat serrbe në kufi me Shqipërinë vranë 86 shqiptarë.

Viti 1998 për shqiptarët ishte i kobshëm dhe tragjik me më se: 2.220 shqiptarë të vrarë e të masakruar dhe një numër i madh i tyre të djegur në shtëpitë e tyre. Ishin më se 450 fshatra të shkatrruar, 41.538 shtëpi banimi të dëmtuara rëndë dhe të shkatrruara, më se 1995 objekte afariste të shkatërruara, dhe mbi 500.000 shqiptarë të zhvendosur nga shtëpitë dhe trojet e veta të braktisura përmes dhunës e terrorit shtetëror.

Gjatë muajit janar të vitit 1999 pati ngjarje tmerruese, më saktësisht, më 15 janar po të këtij viti në Reçak  kriminelët serbë masakruan 45 civilë shqiptarë, ku, 23 trupa të masakruar ishin hedhur në një gropë afër kodrës Bebush të fshatit Reçak. Kokën ia kishin prerë Banush Azemit, ndërsa Ragip Bajramit ia kishin nxjerrë zemrën. Skenat trishtuese i kishin parë, më 16 janar 1999, Verifikuesit e Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, si dhe përplotë gazetarë të huaj. Wiliams Walker, ambasador amerikan, i cili njëherit ishte edhe shef i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë deklaroi se: “Kam qenë në misione të ndryshme, por diçka të këtillë nuk kam parë kurrë. Në fytyra të të ekzekutuarëve shihet se ata janë vrarë nga afër. Ata që kanë bërë këtë nuk kanë kurrfarë respekti ndaj njeriut. Ata kanë vrarë punëtorë, fshatarë të pafajshëm… ky është krim shumë i rëndë”.

Reagimet ishin të menjëhershme nga diplomacia amerikane dhe evropiane, reaguan: Havier Solana, Robin Cook, Gjermania, Franca dhe Italia e vende të tjera. Edhe Këshilli i NATO-së në mbledhjene jashtëzakonshme, reagoi ndaj masakrës së Reçakut. Ndaj Jugosllavisë i vazhdoi sanksionet presidenti amerikan, Bill Clinton, i cili i dërgoi një letër Kongresit dhe kishte deklaruar se: “Politika e Serbisë në Kosovë paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të SHBA-ve. Qeveria serbe me kryeneqësinë e saj e shpalli Viliam Walkerin si person non grada. Më 26 janar 1999, Grupi i Kontaktit kërcnoi me ndërhyrje ushtarake ndaj Serbisë nëse serbët dhe shqiptarët nuk do të fillonin negociatat.

Drejtoresha e mjekësisë ligjore e Bashkimit Evropian në Kosovë, më 15 shkurt 1999, Dr. Helena Ranta.

Ngjarjet tronditëse ndaj shqiptarëve nga kriminelët serbë nuk kishin të ndalur, në fshatin Rogovë të Hasit forcat e ushtrisë dhe milicisë vranë 25 shqiptarë.

Të dhënat janë marrë nga burimet e shumëta të shkruara shkruara, me shumicë nga autori i librit, Ma. Sc. M. Shabani, Politika ekspansioniste…, Ferizaj 2014. Si dhe nga të dhënat gojore, përjetues të ngjarjeve tronditse…. Në artikullin tjetër vazhdon pjesa e dytë….