Kristofor Merkuri

SI MUND TË JOSHEJ,NJË GRUA E TILLË…?
(Edhe pse tani ka ikur)
Ledhatohej me petalet e syve,
dhe kaq shpejt nxitonte t’i mbyllë.
I pëlqente asaj, por…në fakt të dyve.
Si mund të joshej një grua e tillë!
Bukuri vrastare, pikëz loti…
U shfaq si meteor, dhe kështu u shua.
Nëse virgjëreshë e donte zoti…
Si mund të joshej njê e tillë grua!
Dhe sa e dashuruan, që kurrë s’ia thanë!
Pëlqeu një vello trishtimi, si perçe.
Derisa u vyshk dhe shpresat ju vranë…
Dhe… zgjodhi të mbetej kryeneçe.
Tr.02.12.2025