
Poezia e Rudolf Markut, si antinomi e lirisë
Rudolf Marku konsiderohet si një nga poetët dhe shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë sonë bashkëkohore. Poezinë e tij e kam përjetuar si një spektakël, që ka në origjinë transhendencën, tejkalimin, shkuarjen përtej horizontit të krijuar. Duke e ndjekur krijimtarinë e tij qysh në fillim të viteve ‘80 të shekullit të shkuar, (ndonëse ka fillesa më të hershme) kam parë se ky poet, rebel dhe plot kolorit, ka shprehur cilësi e gjendje që kanë tejkaluar përherë përvojat normale, pa e çarë kokën për konvencione shoqërore, duke synuar modernizimin e poezisë. Mjaft nga librat e tij para vitit 1990 tërhoqën suksesshëm vëmendjen, pasi në to vërehej largim nga retorika zyrtare, tendenca për t’u larguar nga poezia tradicionale, nga format letrare formale, duke pasqyruar përmbajtjen e plotë të mendjes së tij dhe kujtesës, me një strukturë koherente dhe nxehtësi imagjinate, shpesh në një kontekst që lidhet me ndjenjat, ideologjitë, ose konceptet me substancë më të lartë, pavarësisht nga konteksti historik kulturor. Ja çfarë shkruante autori në vitet ’80:
“Prapë do bredh nëpër botë,
nëpër udhë të vështira,
Nën shirat rrebesh,
Trishtimin e jetës do mbart si hamall”.
R. Marku ka krijuar vepra arti mjaft të arrira, dje dhe sot, duke u përpjekur të përfshijë mesazhin filozofik në besimin hyjnor poetik.
“Poetet jane qytetare te Ferrit,
I mbushin penat e tyre me squfur, me gjakun e vet,
Me enderrat e të panjohureve, me rrefime fantazmash,
Te denuar per shkak te tingujve, te ritmit, te fjaleve
Degjojne bisedat sekrete te sferave qiellore.
Poetet jane qytetare te Ferrit.
Ecin neper hone malesh, kunder gravitetit te dashurise
Per te arrite mekataret e brakstisur nga gjuha”
(Poetët)
Në shpërthimet lirike të pazakonta dhe me arsyetime filozofike, të nisura nga themeli i transhedencës së vetë qënies njerëzore, ndihet një realitet i pranuar dhe i ndjerë ku ekzistenca, çuditërisht, është angazhuar në mënyrë absolute.
Ka kohë që as Dashuritë e vjetra nuk i ndreqim më,
Dhe as puthjet e dikurshme të dalë mode,
Dhe as atë pagjumësinë e dashurisë nuk e riparojmë ,
Dhe as rrahjen e ankthshme të zemres që rënkonte.
(Këpucari plak)
Thelbi i poezisë së Markut është njëkohësisht natyrë dhe liri, që vijnë nga i njëjti thelb, ashtu si vetë ekzistenca; shfaqen në mënyrë të njëkohshme dhe mbeten të pandashme. Poezia e tij jeton brenda natyrës dhe lirisë së tij. E gjith transhendenca ndodhet vetëm te liria. Ajo nuk bashkohet me natyrën, por e kundërshton atë, që të mos shkatërrojë thelbin e saj si liri.
Një paradoks ky që mund të cilësohet si antinomi e lirisë.
Që fëmijë mësova të deshifroj zërat që vinin nga gurët,
Zëra prej basi, të thellë e të rëndë,
Hulli sonore që shkundëllijnë si një kujë a vaj,
Tashmë di të shfletoj gurët si fletët e një Fjalori,
Për t’u siguruar për kuptimin e fjalëve që s’i dija më parë.
(Gurët)
Poeti nuk është në gjendje të dijë përse ekziston bota. Ai krijon një realitet që vjen nga përvoja autentike e dështimit, ku gjithcka shprehet qartë dhe, paradoksalisht, mbetet e pashprehur, ku gjuha mbetet në vend bashkë me mendimin.
Dhe nuk predikon asnjë formë të moralit, të përshirë nga natyra absolute e lirisë, as si ndjenjë universale që beson se cdo gjë është e mundur, as si përjetim relativ, të varur nga etika e masës, që siguron kushtet empirike të pranisë dhe të ushtrimit të lirisë. Në poezinë e R. Markut etika e absolutes bëhet relative dhe merr shkëlqimin e saj veçse kur shkatërrohet.
“Heronjt të gjithë sërish kishin vdekur
Dhe historia pa kujtesë është një grua e përdalë
Pa heronj, pa shenjëtorë, pa monumente të lashta,
Me parandjenjen se diç e keqe ka për t’ardhë,
Derisa filluam të vrisnim njëri tjetrin si në një përrallë”.
(Kemi parë historinë)
Lakonik, me plot ambicje dhe i pakënaqur me veten, kozmopolit dhe i prirur qysh në rini drejt poezisë dhe qytetërimit perëndimor, pas vitit 1997 Marku ndoqi një rrugë që e shpuri drejt mërgimit, pa i shkëputur kurrë lidhjet me Shqipërinë. Dolfi punon, përkthen, përgatit antologji, shkruan poezi dhe prozë, duke pasqyruar përmbajtjen e plotë të mendjes dhe kujtesës. Poezitë e tij janë të mbushura me peizazhet e vendeve ku ka jetuar. Ai ka eksperimentuar shpesh me format poetike, në mënyrë që vargu i tij t’i përgjigjet dhe të përshihet në proceset e ndërlikuara natyrore e njerëzore.
Poezitë e tij janë përherë interesante, të përkryera, sipas çdo kanuni poetik. Në to spikat mjeshtëria e lartë, dashuria për gjuhën, ndjeshmëria ndaj nuancave kuptimore dhe tingullore.
BIOGRAFIA
Rudolf Marku lindur në vitin 1950 në Lezhë, është shkrimtar e publicist i shquar shqiptar. Është fitues i çmimit “Kadare” për vitin 2015, për romanin e tij “Tre divorcet e zotit Viktor N.” Me 1 Dhjetor te vitit 2020 Rudolf Marku eshte shpallur si Poeti i Pare Lauraet i Letersise Shqipe, titull te cilin ai do ta mbaje deri ne fundin e vitit 2020.
Studimet e larta për gjuhë-letërsi shqipe i kreu në Universitetin e Tiranës, dhe më pas u emërua si mësues në gjimnazin e Lezhës. Vëllimi i tij poetik Shokët e mi,, botuar ne vitin 1973 kritikohet ne shtypin e ditës si një libër me gabime ideologjike. Libri tërhiqet nga botimi duke u konsideruar një libër i ndaluar. Poezia e tij Lidhjet e mia me natyrën,, kritikohet ne Pleniumin e Katërt te Komitetit Qendror te Partisë, si një poezi dekadente.
Nga viti 1987 deri në vitin 1990 punoi në gazetën “Drita”, ku drejtoi botimin e poezisë dhe te përkthimeve. Në vitin 1996 emërohet nga Ministria e Jashtme, me detyrën e atasheut kulturor pranë ambasadës shqiptare në Londër. Që nga viti 1997 ai jeton bashkë me familjen në Angli. Ka botuar 7 vëllime poetike, si dhe ka botuar edhe romanin Allahland”. Shtate librat poetike e kane renditur si njerin nga poetet me te talentuar te gjuhës shqipe. Ka perkthyer ne shqip T.S. Eliot, Ezra Pound, W. Oden, K. Kavafis, Xh Ungaretin dhe shume autore te tjerë te njohur te shekullit XX. Ka meriten t’I kete prezentuar per here te pare lexuesit shqiptar shume autore te huaj te konsideruar te ndaluar.
Ne vitet e fundit, Rudolf Marku ka botuar romanet Allahland,, dhe Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës,,. Për Allahland, ka shkruar revista e mirënjohur akademike qe botohet ne Texas Dallas ‘Translation Magazine”: “ Allahland,, është një roman satirik konician ; karikatura e politikes dhe gazetarisë shqiptare te tranzicionit”. Ndërsa romani Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës,, është pritur me entuziazëm ne shtypin letrar te Tiranes (shih artikujt e botuar nga Preç Zogaj, Visar Zhiti, Zija Cela, Behar Gjoka, Sadik Bejko, Ali Aliu, Petro Luarasi, Sami Milloshi). Romani është nderuar me çmimin PEN,, si romani me i mire për vitin 2012. Përmbledhja e fundit poetike Një ballkanas ne Londër,, ka fituar çmimin Penda e Argjend, si libri me i mire poetik për vitin 2012 (shih artikujt e shytumte te botuar ne shtypin shqiptar për vëllimin poetik ‘Një ballkanas ne Londër).
Ne vitin 2014 boton permbledhjen me Ese ‘Nje leter qe na vjen pas vdekjes, -njeri prej librave eseistike me te realizuar artistikisht- botuar ndonjehere ne gjuhen shqipe, nje liber qe shquhet ng erudicioni i thelle dhe mendimi bashkekohor filozofik. Libri eshte pritureshume mire nga kritika dhe lexuesit.
Ne vitin 2017 Marku doli para lexuesve me Antologjine e Poezise Boterore ” …Rete qe shkasin atje tej, rete e mrekullueshme….” me poezi te zgjedhura e te perkthyera, qe nga Safo Marko. Antologjia u konsiderua nga poete dhe shkrimtare serioze si njera prej Antologjive me te rendesishme botura ne gjuhen shqipe prej vitesh.
Për romanin e tij “Tre divorcet e zotit Viktor N.” Rudolf Marku u shpërblye me çmimin “Kadare” në vitin 2015, i pari shkrimtar shqiptar qe e merr kete cmim: Shih recensionet e botuar te Diana Çulit dhe te A. Nexhipi ne shtypin shqiptar).
Marku është nderuar me çmimin e Poezisë Evropiane ne Berlin ne vitin 2007, me çmimin Naim Frasheri,, për vitin 2012 ne Tetove dhe Prishtine ; me çmimin At Zef Pellumi,, për librin poetik; me çmimin PEN,, dhe me çmimin Penda e Argjend,, akorduar nga Ministria e Kulturës,, për vitin 2012. Esete e Rudolf Markut si dhe shkrimet e tij publicistike, botuar vitin e kaluar, kane pasur një pritje tepër pozitive nga lexuesit dhe kulturologet.
Ne vitin 2018 boton Antologjine e permbledhjeve te poezive te zgjedhura boterore ”…Rete qe shkasin atje tej, rete e mrekullueshme…,, -me poezi qe nga Safo, Kalimaku, Catullus, Sextus Propertius e deri te Bodlerii, Jul Laforgu dhe bashekohesit Ted Hughes, Sylvia Plath, Josef Brodskey. Antologjia vazhdon te konsiderohet si nje sukses i madh.
Ne vitin 2019 botohet ribotimi i perpunuar i romanit ”Kesulkuqja vjen me trenin e dhjetes,Ne vitin 2020 Rudolf Marku boton librin poetik ” Rrathe te brendashkruar,, – nje liber i pritur shume mire nga qarqet letrare dhe lexuesit (botuar nga Shtepia Botuese Onufri). Po kete vit, tre muaj me vone, autori boton romanin ‘Pritja, edhe ky nje sukses.
Ne Dhjetorin e vitit 2020 u shpall nga Qendra Kombetare e Librit dhe e Leximit, se bashku me Minstrine e Kultures se Shqiperise Poet Laureat. Eshte i pari Poet Shqiptar qe nderohet me kete titull nderi, te cilin e ka mbajtur deri ne fundin e vitit 2022.
Kwtw vit (2025) ka botuar përmbledhjen me poezi “Kthimet”, një rrugëtim emocional, ku autori përballon kohën, humbjet dhe gëzimet e vogla që e mbajnë njeriun të lidhur me rrënjët.
Poezitë e Markut janë përkthyer dhe botuar ne shumë gjuhë te botes, duke u përfshire ne disa Antologji prestigjioze te botes.