GentaKaloçi

Në një bisedë që kishim i them,
Nuk arrij ta kuptoj shqipfolësin kur bëhet fjalë për të korrur sukses në çështjen kombëtare dhe jo vetëm nuk është keq të b/punosh, të shtrish dorën, nëse mendon se në disa gjëra është më mirë ta pranosh tjetrin me aftësitë dhe hapësirat e tij në dobi të vendit, kombit, shqiptarizmës, zhvillimit, përparimit, mirqënies dhe të mirës së përbashkët.
Më kthehet majori;
Shqipfolësi kurrë në histori nuk e pranon një gjë të tillë, do të jetë vet i pari, pavarësisht se mënyra, taktika, strategjia mund të jenë të gabuara, por prapë se prapë nuk do t’ja dijë, nuk bën mbrapsht. Ja psh. nëse veprimet, puna, vendimet e tua do të ishin në mikroskop vlerësimi me notë, do pranoje të b/punoje me dikë?
– Unë nuk e kam problem, nuk kam komplekse inferioriteti të këtij lloji, mjafton rezultati të jetë i sigurt dhe rruga e duhur për ta arritur në baza të forta.
Tani që bëj një freskim të së kaluarës sime në periudha e faza të ndryshme nuk kam pasur probleme të tilla.
Psh. Në fillore dhe 8 vjeçare (Berat) më ulnin në bankat e para me shokë të ndryshëm (G.Sh/vajzë dhe A.Q djalë) për ti ndihmuar në mësime. Pavarësisht se bankat e para ishin inati im, nuk më pëlqente të isha në qendër të syrit, por në ato vite nxënësit e mirë merrnin në patronazh nxënës me vështirësi në mësime. Krijoja marrëdhënie të mira me ta dhe mundohesha mos ti ofendoja, ndjehesha më mirë pranë tyre, se mund të mos kishin nota të mira, por ishin shumë dashamirës, të thjeshtë dhe jo mëndjemëdhenj sesa klika e nxënësve me nota të mira. Mes tyre ndjehesha rehat. Në provime i ndihmoja sa mundesha, u jepja zgjidhjet e ushtrimeve ose ndërronim fletët e provimit duke u shkruajtur zgjidhjet. Mbase ngaqë kisha shumë qef zgjidhjen e ushtrimeve, problemeve matematikore.
2. Një tjetër fazë ishte në shkollë të lartë (Athinë) sërish nëpër provime si lëndët logika dhe filozofia sërish shpërndaja përgjigjet e tezave. Rrëzonim fletët e provimit dhe i ngatërronim poshtë duke marrë të njëri tjetrit. Prof Tembeli më shifte e më thërriste;
“Kaloçi edhe një herë do ta zeroj fletën”.
Ndjeja kënaqësi të papërshkrueshme kur të gjithë dilnim mirë dhe kur ndihmoja pavarësisht se ishte shkelje rregullash, por kisha shpirt rebeli që e vogël. Më pëlqente të sfidoja autoritetin kudondodhur, në shtëpi, në shkollë, lagje, parti. Sidomos kur e dija që kisha të drejtën në anën time s’më ndalonte asgjë. Forcën e gjeja thellë brenda vetes sime pa humbur fokusin nga e drejta, e vërteta.
3. Kryebudalliku im vazhdoi kur hodha kandidaturën për presidente të studentëve në univ amerikan dhe në vend që të nxisja studentët të më vononin Vetëm mua nga lista e emrave siç bënin kandidatët e tjerë (grekë) unë isha e vetmja shqiptare dhe dola e treta. Ndërkoh që si trape që kam qënë nuk bëra fushatë vetëm për veten, por informoja studentët se kishin të drejtë të votonin deri në 3 persona nga lista ashtu siç ishte rregullorja. Diçka që nuk e bënin kandidatët e tjerë. Megjithatë dua të them se këtu pak, vendi, ajri, uji i bën njerëzit të mos mendojnë për pamjen e gjerë, por fokusohen, fiksohen te personalja, individualja duke humbur të gjithë dhe gjithçka në faktorin kohë. Pasojat e këtij mentaliteti të mbrapshtë të mësuar nga prindër të paaftë për të edukuar pjellat e tyre vuajmë tre dekadat e fundit.
Shkolla, shteti mund të zhduki paditurinë, analfabetiznin, të të mësoj, arsimoj, të shkruash, të lexosh, si të mendosh, llogjikosh, por ndërgjegjen, përgjegjsinë, kulturën ti mëson, përcjell familja asnjë shkollë e asnjë shoqëri.
I vetmi problem që kam janë mbivlerësimi dhe nënvlerësi që janë dy anë të së njëjtjës monedhë. Nuk i pranoj në asnjë moment, sepse janë rrënja e së keqes nga ku burojnë inferioriteti dhe superioriteti që çojnë drejt problemeve pa fund në aspekt personal dhe shoqëror.
Sërish e zgjata, s’keni faj faqelibra. Jeni me fat, vendosa ta mbyll me kaq.
Ps. Megjithëse të sqarojmë pak publikun gjysmak dhe kupolën e jashtëqitjes, se b/punim me kriminelë nuk bëhet asnjëherë. Tolerancë zero!