







FJALA E MIRËNJOHJES NË PROMOVIMIN E LIBRIT “ODA DIBRANE”
(me rastin e 65-vjetorit të ditëlindjes time, në Kinema “ Maks Velo”, Laprakë, Tiranë -28 Tetor 2025, dhe për të gjithë miqtë e shumtë që më kanë uruar në këtë ditëlindje jubilare).
MIRËNJOHJE TË VEÇANTË PËR NEWS 24 DHE DREJTOREN E KËTIJ GJIGANDI MEDIATIK, DHURATA ÇUPI TYLI PËR PËRCJELLJEN E KËTIJ EVENTI TE PUBLIKU ME KRONIKËN E LINKUT TË MËPOSHTËM:
Zonja e zotërinj,
Me përulësi, ju falenderoj përzemërsisht, të gjithëve pa përjashtim, që me pjesëmarrjen tuaj në promovimin e librit tim të 30-të “ODA DIBRANE”, ma bëtë më të lumtur këtë ditëlindje jubilare. Falenderoj gjithashtu përzemërsisht miqtë e shumtë që më uruan në këtë ditëlindje jubilare….
Në gjysmën e fundit të jetës time, jam vlerësuar me tituj nderi, si “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës, “Qytetar Nderi” i Bulqizës nga këshilli i kësaj bashkie me propozimin e kryebashkiakes Festime Mjeshtri që me drejtimin e saj po realizon një program zhvillimor ambicioz në të gjitha njësitë administrative dhe fshatrat e kësaj njësie deri në skajet më të largëta; Ambasador i Paqes nga FPU dhe anëtar bordi i Akademisë Shqiptaro-amerikane të Skencave me seli në Nju Jork.
Por gjithsesi, vlerësimi që mu bë sot nga dy shoqatat, Bashkësia Dibrane e “Tirana” (duke më dhënë titujt “FISNIKËRIA E BASHKËSISË DIBRANE NË TIRANË” E “MIRËNJOHJA TIRANASE”, si dhe nga OBVLP (CERIFIKTATË MIRËNJOHJE), më prestigjiozet, me reputacion kombëtar e ndërkombëtar, padyshim janë më të veçantat për mua dhe familjen time.
Me këtë rast, një falenderim të veçantë kam për Kryesinë e Shoqatës “Tirana”, të shndrruar në shtëpinë identitare të të gjithë qytetarëve autoktonë të Tiranës, por edhe e të gjithë atyre që ndajnë denjësisht me ta vlerat dhe parimet e një shoqërie të zhvilluar e mikpritëse, tolerante e të virtytshme, të përparuar në ide e të qëndrueshme në cilësi.
Ju falenderoj përzemërsisht i dashur prof.dr. Ruzhdi Keçi – Kryetar i kësaj shoqate dhe Ju Prof. dr. Ismail Varoshi, Sekretar i Përgjithshëm i saj, që me propozimin tuaj sot mora titullin më sinjifikativ “Mirënjohja tiranase”, titull ky që do të më shërbejë si frymëzim dhe inkurajim, që ashtu si deri sot, edhe në të ardhmen ti dhuroj lexuesit krijimtari letrare e publicistike, sa më cilësore.
Së dyti, një falenderim po të veçantë kam për Shoqatën Bashkësia Dibrane dhe për Ju Prof. Dr. Saimir Shatku, Kryetar i saj. Nën drejtimin tuaj dhe të prof. Kapexhiut – Nderi i kombit, për 8 vitet e fundit, Shoqata Bashkësia Dibrane, si më e vjetra në metropolin shqiptar është bartëse dhe promovuese e një kulture autoktone shqiptare, të shprehur qartazi me qytetari dhe vetëbesim prej hershmërisë deri në ditët tona dhe të mishëruar në një komunitet që ka njohur rritje organike, duke luajtur një rol parësor në çdo fazë të historisë kombëtare.
Së treti nuk gjej fjalë se si të falenderoj kryetaren e OBVLP Tatjana Parllaku – Çarkaxhiu, që si pasaradhëse e denjë babait të saj, gjeneralit legjendar, Heroit të Popullit dhe Nderit të Kombit Rrahman Parllaku, po e drejton me përkushtim të rrallë organizatën e themeluar dhe drejtuar për dy dekada prej tij, me fokus mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të historisë sonë kombëtare dhe vecanërisht ato të LANÇ
Së katërti, dy fjalë për librin që promovuam sot.
Në këto 35 vite të shoqërisë së lirë ka një fluks të madh potetësh, të vjetër e të rinj, poezinë e të cilëve e ndeshim thuajse çdo ditë në rrjetet sociale.
Sinqerisht dua të pohoj se nga dilema për t’u bërë ose jo pjesë e kësaj oqeanopoezie, më shpëtuan miqtë mi: Dr. Mujë Buçpapaj – ndër poetët dhe analistët shqiptarë më të vlerësuar nga intitucione e media prestigjioze ndërkombëtare; miku dhe bashkëpunëtori im i ngushtë Sakip Cami prej më se katër dekada, bashkëautorë i 6 monografive letare dhe zëvedëskryeredator i gazetës “Veterani”, ndër poetët, prozatorët dhe publicistët e mirënjohur tashmë; Emmy Krosi – poete, prozatore dhe ndër zërat më të spikatur të kritikës së sotme letrare, si dhe redaktorja e këtij libri – zonja fisnike e me inteligjencë të rrallë Nadire Kadaraku, të cilët me ekspertizën e tyre më krijuan besimin për ta botuar këtë libër me poezitë dhe tregimet e mia të zgjedhura.
Ju falenderoj nga thellësia e zemrës miqtë e mi të ngushtë: Mujë, Sakip, Emmy dhe Nadire dhe ju i dashur miku im shkrimtar dhe publicist i mirënjohur Shpendi Topollaj, Ju I dashur publicist dhe poet Nexhbedin Basha dhe Ju miku im nga Prizreni Bashkim Hisari, për vlerësimin që i bëtë librit “ODA DIBRANE”.
Suksese në krijimtarinë tuaj mjaftë produktive e cilësore.
Së pesti, nga thellësia e zemrës falenderoj si vëllain tim Defrim Methasani – Mjeshtër i Madh, ikonë e gazetarisë dhe e dokumentarit televiziv; – jo vetëm për moderimin me mjeshtri të rrallë artistike të këtij eventi, por për mbështetjen në vijimësi prej 30 vitesh në procesin tim krijues. Ai sot, falë talentit të rrallë është bërë ndër moderatorët më të preferuar, jo vetëm në Shqipëi por kudo në hapësirën mbarëshqiptare në botë…dhe me këtë rast përulem me respekt dhe mirënjohje të thellë edhe babain e tij, idhullin tim Shuaip Methasani – mishërues dhe përçues i urtësisë dhe mençurisë dibrane.
Faleminderit miku im Llesh Nikolla – Mjeshtër i Madh, mjeshtër i aktrimit, regjisor, skenarist dhe moderator i shumëtalentuar, jo vetëm për interpretimin sot me mjeshtri të rrallë artistike të disa poezive të mia, por dhe për moderimin e ceremonisë para një viti kur mu dha titulli “Qytetar Nderi” i Bulqizës dhe të promovimit para gjashtë muajsh të librit tim “Dibra dhe dibranët në panteonin e vlerave”.
-Mirënjohje pa kufi për Ju pasaporta artistike e Dibrës Liri Rasha dhe për Ju këngëtari virtuoz Bledar Kaca, që me me interpretimin e këngëvë tuaja i dhatë gjallëri dhe larmi kësaj dite ndër më të shënuarat në jetën time.
Së gjashti, falenderim zemre kam për mikun tim të veçantë: Irfan Dashi, si lexuesi i parë i librave të mi të fundit, me të cilin prej pesë vitesh ndajmë dhe orientojmë problematikat e qindra qytetarëve të Tiranës, si dy miq të ngushtë dhe jo si epror dhe vartës.
Së shtati, jam falendeues dhe mirënjohës për një mik të veçantë: prof. dr. Sali Kurti – Mjeshtër i Madh, Qytetar Nderi i Matit dhe Qarkut Dibër, humanist i pashoq, mbështetës i pakursyer dhe inkurajues në procesin tim krijues të pesë viteve të fundit. Po ashtu si të tillë, për mbështetjen që më kanë dhënë në botimin e 10 librave të mi të 10 viteve të fundit, falenderoj nga zemra miqtë e mi: Muharrem Gjoka – Mjeshtër i madh – Qytetar Nderi i Dibrës; sipëmarrësit suksesshëm, njëherësh mishësrues e përçues të mirësisë njerëzore: Latif Miha, Bukurosh Koçi, Liman Hoxha, Musa Ricku, Faik Bruçi e Edmond Isaku, si mbështetës të botimeve të mia.
Falenderues gjithashtu për Shtëpinë Botuese UNIVERS dhe administratorin e saj Altin Hoxha për gadishmërinë, performancën dhe cilësinë e botimit të gjashtë librave të mi të fundit si dhe të librave të autorëve Tajar Domi, Vebi Musta e Skënder Murrja që unë kam redaktuar.
Dhe së fundi, nga radha por jo nga rëndësia, falenderoj përzemërsisht Familjen time, pa mbështetjen e së cilës do ta kisha të pamundur këtë rrugëtim të gjatë në procesin krijues.
Falenderues pa kufi për bashkëshorten time, Kimete Rama (Berisha) me të cilën së bashku, për katër dekada jetë intensive bashkëshortore ia dolëm të sfidojmë vështirësi të shumta, sa në Muhurr, në Bulqizë dhe Tiranë për të krijuar një familje solide, me dy djemtë tanë, Bledarin e Arlindin, nusen e Bledit, Zanën me bukuri të rrallë fizike e shpirtërore, dy mbesat e bukura si dy yje, Keida dhe Alesia dhe me bashkëshorten e Arlindit, Nertila (Ceka), një vajzë e shkëlqyer, bijë e një familjeje të nderuar nga zona e Funarit, fshati Mollagjesh, Elbasan, e diplomuar në të gjitha nivelet për drejtësi, e përkushtuar për familjen dhe punën, që solli në jetë dhuratën më të çmuar pë ne, Henrin që po hedh shtat dita-ditës e na gëzon pa masë me belbëzimin e fjalëve të para..
Dhe padyshim, në ndërtimim dhe konsolidimin e familjes time, bashkëshortja, Kimetja ka luajtur rol parësor. Në këtë rrugëtim të gjatë prej më shumë se katër dekada, ajo ka mbajtur në konsideratë kërkesat e kohës duke konfirmuar marrëdhëniet e saj ndaj vlerave shpirtërore të njeriut. Si e tillë ajo nderohet e respektohet edhe nga shoqe e shokë të ish kolektivave të saj të punës në Bulqizë e Tiranë, ku ka sendërtuar vlerat shpirtërore, duke qenë gjithnjë, ashtu si dhe në familje afër ngadhnjimit të së mirës ndaj të keqes, dritës ndaj errësirës, të vërtetës ndaj të pavërtetës.
Faleminderit për gjithshka.
Edhe një herë ju falenderoj përzemërsisht të gjithëve ju miqtë e mi pjesëmarrës në këtë promovim. Paçi gjithmonë gëzime dhe lumtur ne familjet tuaja.
FALEMINDERIT!