Dritan Mardodaj

O ju hajnat e atdheut
Kriminela të mesdheut
Çfarë kërkoni ju më shumë
Në kët vend ku s’ka më punë
Në kët vend s’ka më rini
Por ka mbetur veç hajni
Ku mbeten ca pensionistë
Trushpëlarët stalinist
I përdorët sa më s’ka
Me banane, trahana
Ja dhe pak s’do të mbesë gjë
As për ju as, për asnjë
E do hani ju pastaj
Njëri tjetrin more “diaj”.