Bruna Gjoni Pervathi

T’lazdruem prej dashnie
M’don …
M’rren ..
M’travlon orêt..
E prap m’vjen me buz n’gaz si Drini n’vjesht,kur fillojnë e bijn ujnat prej mali ..
Ti mi ban orët muaj ,kur t’pres
E muajt mi ban or’ kur t’bjen idhnimi
Lazrohesh me një got venë t’kuqe
Dehesh me pikën e parë ..si toka prej shiut , kur bjen n’ver..
Ti m’puth..
M’don..
M’rren..
Kajherë ma plas cipën e zemrës tu m’helmue me fjal…
e kur t’bjen mërzia ..
Vjen e m’ha si kokrra shege
Ripostim 17-10-2022