Treni i fundit-Gezim Llojdia

Treni i fundit
Gezim Llojdia
1.
Ai ishte treni i fundit. Treni që mori me vete gjithçka që kishte zemra ime, ëndrrat, shpresat, dhe fjalët e pathëna. Ishte treni që kaloi përpara syve të mi. Sikur asnjëherë nuk e kishte ditur se sa shumë po merrte me vete Treni që nuk mund ta rikthejë kohën, që nuk mund ta kthejë atë që humbi.Por që do të jetonte gjithmonë aty, në kujtimet e mia, si një pasqyrë e asaj që mund të kishim qenë, por që kurrë nuk u bë. Ai tren që iku, nuk do të vinte më. Ai nuk ishte vetëm një tren. Ai ishte shpirti i asaj vere që kurrë nuk do të rikthehej. Ai ishte pjesë e një dashurie, që iku dhe nuk mund të kthehej asnjëherë. Një dashuri që kaloi si një flakë dhe la pas një hije të pafund.
2.
Në çdo stacion tjetër, trena të tjerë vinin dhe iknin, si një rrjedhë që s’ndalon kurrë. Por ai tren, ai tren që mori gjithçka, nuk do të vijë më. Ai është treni që jeton përjetësisht në kujtimet e mia, një kujtim që as kohë dhe as hapësirë nuk mund ta ndalin. Ai tren që kishte gjithë atë magji atë ndjesi të pafund që mbetet gjithmonë e gjallë,edhe kur koha kalon. Ai është treni që më mbajti të lidhur pas një ëndrre që nuk mund ta shndërroja në realitet. Ai ishte treni që na lidhte në një çast.Që na bëri të ndjeheshim të pafund, sikur çdo moment ishte i përjetshëm. Ai ishte treni i fundit, treni që do ta mbaj mend si një dashuri, që mbeti e përkryer në kujtimet e mia.
A të kujtohet kjo poezi?Të thash e kam shkruar për ty.Thjesht e vodha nga Pushkini për ty.
…Lulen e vyshkur dhe pa erë,
Në mes të një libri e vështroj.
Dhe shpirtin tim prapë këtë herë,
Një varg me ëndrra se ç’e zgjoi.
Kur lulëzoi? Ç’pranverë thua?
Kush e këputi edhe ku?
Një dorë e njohur, a e huaj?
Dhe pse e vuri vallë këtu?
A për kujtim të një takimi?
Apo për ndarjen plot trishtim?
A për një ëndje pikëllimi,
Në heshtje fushash pa mbarim?
Ai, ajo jetojnë vallë?
Ku vallë janë, ku bredhin, ku?
Apo mos vallë janë tharë,
Si dhe kjo lulezë këtu?

3.
A e dini sa është shiriti i ëndrrave, që shohin të çmendurit?
Zgjat aq sa kohë kanë pësuar aksident.Ai është shiriti i dashurisë që ka mbetur pas. Në dashuri që është mbështjellë në dritën e natës dhe shfaqet vetëm për ata që janë të gatshëm ta duan me gjithë shpirt. Ëndrrat janë si një rrugë që na udhëhoqën drejt asaj që nuk mundëm ta arrinim.Si një ndjenjë që s’të lë kurrë, që të mbush me një mall të thellë dhe një dashuri që kurrë nuk mbaron. Dhe kështu, çdo natë, çdo javë, çdo muaj, çdo vit, ëndrra e atij treni që iku rreth e rrotull me mua, pa mundur të rikthehet, mbetet aty. Si një shenjë që do të më kujtojë gjithmonë se dashuria e vërtetë është ajo që nuk vjen kurrë.
Si një çmendur i dashurisë, shiriti i ëndrrave të mia ishte ai treni i fundit i asaj vere. Kur gjithçka ishte e mundur dhe çdo premtim kishte shijen e diçkaje të përkryer dhe të pafund. Dhe megjithatë, ai tren,si një simbol i dashurisë që nuk mund ta mbajmë përjetësisht, iku. Por në zemrën time, ai do të mbetet gjithmonë. Ai është një kujtim që do të mbaj përjetësisht.
4.
E kam të freskët ditën,kur e përcolla te treni.Vuri valixhen.Dolëm jashtë deri sa konduktoret filluan ti binin bilbilit.
-Po niset treni…Treni po niset…
U ngjeshëm te fundi lokomotivës,që po shkëputej nga plaforma.
-Shiko ka njerëz, majtas!
-Jo!
-Po djathtas ?
-Jo!
Pastaj u hodh vërtik ,më përqafoi.
5.
Ajo pasdite, që e përcolla që mbante ajrin e ngrohtë të një dashurie që nuk mund të prekej nga koha.Dhe ishte më shumë se një moment.Ishte një çast që ngeli në zemrën time si një melodi.
Ai zjarr që ndezi shpirtin tim dhe më bëri të kuptoja se çdo ndjenjë, çdo emocion, ishte i përjetshëm dhe do të mbetej gjithmonë aty.Ai zjarr që na ngroh dhe na lidh, si një dritë që ndriçon dhe krijon një rrugë në errësirë.
Ajo ndjanatë,që mbushte ajrin me një tingull të papërshkrueshëm, duke na e bërë të ndjejmë se ky çast ishte i yni dhe i përjetshëm.
Ai qiell, që na shikonte nga lart, si një dëshmitar që kurrë nuk do të mund të harrohej. Ai qiell që na mbante të lidhur, sikur çdo ndjenjë të shkonte drejt tij dhe të rikthehej te ne.Ajo natë e pafund që na kujtonte se çfarë ishim dhe çfarë mund të ishim. Dhe ato yje, që ndriçonin mbi ne, si fenerët e një udhëtimi që kurrë nuk përfundon.
Ajo Amandë. Ajo që mbushi çdo çast me dritë, çdo frymëmarrje me mundësi. Ajo që e bëri çdo fjalë të tingëllonte si një poezi, dhe çdo shikim si një betim që asnjëherë nuk mund të thyhej. Ajo Amandë që mbeti në shpirtin tim. E ngulitur si një gjurmë që koha nuk mund ta shuante. Ajo Amandë, që mbeti e përjetshme, si një kujtim që do të rrojë gjithmonë aty.Dhe si diell që nuk perëndon kurrë.
Sikur koha të mos kishte mbarim kurrë? Pra ne, të ishim përmbi kohën, të jemi të ngjitur në një çast që s’duhet të kalonte. Ose, ora të mos kurdiste kurrë, dhe të mbetej: ora 7. Të ishim vetëm aty, te shkalla e kujtimeve, duke pritur që koha të rridhte pa u shqetësuar. Le të rridhte koha, sikur të ishte një lumë që vazhdon pa mbërritur asnjëherë te deti.Deri në shtegun e vet të vjetër. Koha që kalon dhe përplaset në çdo kujtim që mbetet.
Dhe ditët e jetuara atje, te godina 7, do të kishin ngecur. Ato do të ishin gjithmonë të njëjtat. Ato vajza që e shpërndanin dritën e kujtimeve. Ajo godinë, e mbyllur brenda asaj atmosfere që kurrë nuk humbet. Ajo pasdite që mbante ajrin e dashurisë që nuk mund të largohej. Ai zjarr që digjte çdo frikë, duke krijuar një ngrohtësi që vetëm ne e ndienim. Ajo ndjanatë, një ngjyrë që mbeti e pashuar.Ai qiell që kurrë nuk harroi, duke mbajtur në duar çdo premtim të pazgjidhur Ato yje që ishin ndriçimi i gjithçkaje që ne ishim, si një shenjë që ndriçon edhe në natën më të errët.
Dhe ajo, që iku përgjithnjë në qytetin e saj dhe nuk u kthye më…
Atëhere e kuptova se dashurit e bukura nuk vijnë.

Këtu është poezia nga Bodler

Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje
Çfarë pretendon se do shikoje?
Cilin përbindësh mendon se fsheh?
Po të zhgënjej, por nuk më njeh.
Nuk ka nevojë për të trokitur
Hyr, shih, kërko, mbet’ e habitur.
Mure të zbrazët lyer pa ngjyra
Fotografi, por pa fytyra.
Diku e hedhur afër shtratit
Është nje kuti e tersit, e fatit.
E mbushur plot është me kujtime.
Brenda gjithë historia ime.
Janë fjalët që kam thënë aty,
gjithkush që njoha, përfshi ty.
Gjithçka që bëra, e që vetëm i ëndërrova
Vendet ku shkela, ku jetova.
Janë zënkat tona dhe mëritë
Janë puthjet netëve pa dritë.
Veset e mia, që aq urreve
Mërgimi i ngadaltë i reve.
Dënimet, që vuajta për ty
Herët kur s’të pash në sy.
Jetët që pa ty jetova.
Të tjera femra që dashurova.
Janë dhe sekretet që s’të kam thënë
E amanetet që të kam lënë.
Fëmijet që kurrë nuk më lindën
Epshet që vrava se nuk mu bindën.
Ka letra, që për ty i shkrova
Në zarfet që kurrë s’ti dërgova.
E nëse gjithcka përmbys do kthesh
Sekretin më të madh do gjesh.
E kam fshehur në fund fare
Po s’e zbulove, s’ke pare gjë fare.
Nxirre mes duarsh në shtrëngim
Atë më të shtrenjtin sendin tim.
Balsamin që plagët shëronte
kur kjo djall jete më kafshonte.
Para fytyrës ngadalë afroje
Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje.
E kur ngadalë ta kesh zbuluar.
Veç një pasqyrë do gjesh në duar.
Do shohësh veten, reflektim
Se ti , ishe thesari im!