UJI PASURI E PAZEVEDESUESHME QE DUHET VLERESUAR NE MJEDISET E GJELBERUARA TE QYTETEVE
Dr. Selman Meziu




Studim udhëzgjidhje
Ka disa muaj që Profesor Zydi Teqja, pedagog i disiplinës shkencore ‘’Arkitektura e peisazhit,, në Universitetin Bujqësor Kamëz, Tiranë ka shkruar artikuj dhe dhënë intervista mbi vlerësimin e rreshjeve atmosferike dhe udhëzgjidhjet për zvogëlimin sa ma shumë që të jetë e mundur të përmbytjeve të udhëve, shetitoreve, shesheve në qytetet shqiptare.
Ne do të përpiqemi, në këtë studim të sjellim rolin e mbulesës së gjelbërt në lulishtet e qyteteve tona që sipas studiuesit Renato Bruni:’’Drurët dhe shkurret zbukuruese janë ‘’pompa thithëse e ujit të rreshjeve,, dhe ‘’freskuese e filtruese të ajrit,, pa nënvleftësuar kontributin e ndërhyerjeve të tjera duke filluar nga projektimi, realizimi, kujdesimi, ndërhyrje të tjera inxhinierike…,, (Renato Bruni, Università degli Studi di Parma. ‘’I servizi ecosistemici: la regimazione delle acque.,,)
Kurorat e drurëve dhe shkurreve roli i tyre
Kurorat e drurëve dhe të shkurreve janë biomasë e gjelbërt që kryejn disa procese fiziologjike të domozdoshme për jetën e tyre si qenie biologjike, njëkohesisht realizojn disa funksione të tjera dobiprurëse për qenje të tjera të gjalla duke përfshirë edhe njeriun.
Atëhere cilat janë këto funksione dobiprurëse në rastin tonë, kur mbillen, zhvillohen në mjediset e rrethuar me asfalt, betone, tulla, gur, zhavorre, pra maeriale jo të gjalla? Dhe ja po rradhitim disa prej tyre.
- Kjo mase vegjetative mban ujrat në formë shiu në sipërfaqet e gjetheve, bisqeve, degëve, trupit të tyre dhe ngadalson rënjen e lirë të tyre në sipërfaqet e ngurta ose të gjelbërta.
- Një pjesë e sasisë të ujit në formën e pikave të shiut që mbeten në sipërfaqen e kurorave të drurëve dhe shkurreve i rikthehen atmosferës në formë avujsh.
- Sasia e ujit që bie nën kurora me shpejtësi të zvogluar, i jep kohë sipërfaqes së tokës, livadhit apo shkurrëzave t’a thithin atë duke jua përcjellur rrënjëve. Këto e përdorin atë me shumë ‘’kenaqësi,, në trasportimin e ushqimit aq të nevojshëm për rritjen e masës vegjetative të kurorave.
Dhe ja një shembull konkret në një vendparkim makinash prej 200 të tilla, po qe se mbjellim 200 drurë zbukurues, sasia e ujit të shirave që bie pengohet në masën 17 % .(R. Bruno)
Duke lexuar sa ma sipër, natyrshëm lind pyetja. Nga kush varet sasia e biomasës të kurorave të drurëve në lulishte, parqe, udhë makinash, sheshesh e shetitoresh? Dhe ja po rradhitm disa prej tyre:
- Nga lloji i drurëve ose i shkurreve zbukuruese, halorë apo fletorë, gjithmonë të gjelbërt apo gjetheranës etj.
- Masa vegjetative e tyre lidhet ngushtësisht me biologjinë e llojit dhe kushtet ekologjike të vendrritjes.
- Pozicioni në hapsirë i drurëve e shkurreve në lidhje me të tjerët dhe funksionet që i janë vendosur të kryej në arkitekturën e lulishtes.
- Gjendje shëndetsore e kurorës, përgjatë vitit të vegjetacionit, si bashkësi drurësh dhe shkurresh ose një e nga një.
- Kultura e krasitjes e përdorur në kurorat e drurëve dhe shkurreve duke ruajtur formën e kurorës, përpjestimet në mes gjatësisë se degëve dhe shtrirjes se rrënjëve etj.
- Kombinimi drurë, shkurre zbukuruese që në projekte, përgjatë udhëve të makinave, shesheve me drurëve si kat i parë, si llojet blira, rrapa, gështenja e kalit, caraci, ilqja dhe në mes tyre mbjellja e shkurreve si spirea arguta, butinia fletëlarë, ilqia, lavrovishnja, dafina. Sigurisht ato duhet të qeverisen si gardhe të gjelbërta ose si shkurre me zhvillim të lirë, pra pa forma.
Sipërfaqet e gjelbërta ndër këto drurët dhe shkurret zbukuruese përveç shumë funksioneve në lulishtet private, të qyteteve, vilave, kanë edhe funksionin e kontrolluesit, rregullatorit të rreshjeve atmosferike. Kjo duhet të jetë në qendër të vëmendjes të arkitektit të peisazhit. Ai duhet të mendoi me profesionalizëm që në projekt në përpjestime të drejta të mbjel llojet halor dhe fletor dhe pastaj llojet gjethe mbajtës dhe gjethe rënës. Këto vlejn si për fidanat drurë zbukurues edhe për shkurret, shtojm edhe sipërfaqen e livadhit os siç quhet tapetit të gjelbërt. Duke menduar më tej edhe rolin zbukures dhe kërkesat ekologjike të çdo lloji në veçanti dhe rolin si bashkësi, si katëzime drurësh shkurresh, tapet i gjelbërt etj.
Dendësia e kurorës varet nga hapsira që i vihet në sherbim të zhvillimit të biomasës të çdo njërit prej tyre ose si bashkësi llojesh. Në zhvillimin e drurëve e shkurreve në vite duhet t’i ruajm ato nga semundjet dhe insektet e ndryshme që dobësojnë biologjikisht kurorat e drurëve dhe shkurreve duke ulur ritmin e shtimit të biomasës e për rrjedhojë dendësinë dhe përmasat e kurorave të tyre.
Kultura e kryerjes se krasitjeve të kurorave ka randësi shumë të madhe. Duhet të përdoret ajo teknik që ruan ekuilibrin ose barazpeshën biologjike rrënjë egzistuese gjatësi degësh, ose diametër kurore. Nuk duhet të priten më shumë se 2/3 e gjatësisë së degëve në gjithë biomasën e kurorës.
Biomasa gjethore dhe drunore e kurorave të drurëve dhe shkurreve kryen rolin e rregullatorit natyrale të sasirave të rreshjeve që bien nga atmosfera në stinë të ndryshme. Natyrshëm lind pyetja: Si e luajn ato këtë rol të randësishem për sipërfaqet e asfaltuara e betonuara të qyteteve, në sheshe, shetitore udhë të ndryshme etj? Lexojm disa prej tyre:
1- Kurorat e drurëve dhe shkurreve zvoglojn mjaft sasinë e shìut që bie duke e mbajtur në sipërfaqet e gjetheve. Ku nga këtu kryehet procesi i avullimit të tyre.
2- Kurorart e drurëve e shkurreve zbukuruese ujin qe bie nën ato e përdorin për kryerjen e proçeseve të tyre fiziologjike. Domethënë në rrritjen e sipërfaqes se kurorës dhe volumit të biomasës.
- Gjethet gjithashtu mbajnë fosforin e tretshëm, karbonin organik duke e pasuruar mjedisin e gjelbërt e vënë në dispozicion të zhvillimit biologjik me anë të fotosintezës. Nëpërmjet shirave vijnë mjaft element ushqyes më shumë në pranverë e verë që shfrytëzohen duke shtuar sipërfaqen e gjetheve për rrjedhoj mbajtjen e sasirave të ujit dhe lëshimin e ngadalshëm të tij.
- Duhet të theksojm së fundi se mbajtja e ujit nga kurorat, ngadalsimi i tyre dhe përdorimi i tyre në proceset fiziologjike varet edhe nga intensiteti i rënjes së rreshjeve dhe përseritja përgjatë ditëve, javëve, mujave të vitit dhe stina në të cilën ato bien nga atmosfera.
Mbulesa e gjelbërt në qytetet evropina dhe Shqipëri
Duhet të dimë mirë të gjithe se bashku, politkbërës, arkitekt të peisazhit, ariketkt dhe inxhiniera me specialitete të ndryshme që duhet të marrin pjesë në planifikimin e teritorit si shpërndahet sasia e ujit që bie nga shirat e shumta dhe stuhitë.
Dhe ja në siperfaqen e një qyteti që s’ka mbulesë të gjelbërt pra të të gjitha llojeve drunore shkurrore etj., 25% e shiut qe bie i kthehet atmosferës në formë avulli, vetëm 10 % të kësaj sasie e mban sipërfaqja, dhe 5,0 % mund të depërtojë në ‘’stomakun,, e tokës, ndërsa 60 % (R.Bruno) e sasisë së përgjithshme rrjedh në sipërfaqe të shesheve, shetitoreve, udhëve ose hynë kanaleve e tubacioneve.
Nga eksperimentet e kryera në një park të gjelbërt prej 1,0 hektar me strukturë të rregullt gjelbërimi, drurët dhe shkurret zbukuruese avullohen në atmosferë nga kurorat e tapeti i gjelbërt 1000,0 m3 uji. (R. Bruno)
Po nga eksperimentet kryer në shtetet e ndryshme të Europës dhe SH.B.A mesatarisht kurorat e drurëve zbukurues mbajn 15-35 % të sasisë së ujit të shirave nga biomasa vegjetative e kurorës.
Gjatë njëzetë vjetëve të fundit sipërfaqet e gjelbërta të qyteteve në kontinetin evropian janë rritur mesatarisht në 20,0 %. (R.Bruno) Masë e cila ka paksuar përmbytjen e qyteteve.(R. Rubin) Një shembull tjetër, për të rritur kofiçentin e bindshmerisë. Qyteti Anglez Lids meqënse ka çimentuar ish sipërfaqe lulishtesh nga viti 1974 – 2004 (R. Bruno) ka shtuar rrezikun e përmbytjeve të qytetit sepse ka humbur tokën që e thithte dhe biomasën e gjelbërt që mbante atë mbi vete. Nga eksperimentet e kryrea në vende të ndryshme mjafton të paksosh sipërfaqen e gjelbërt në 20 % që të dyfishosh ujrat e shirave që të vershojn shesheve, shetitoreve, udhëve të qytetit.
OKB rekomandon për çdo banor qyteti nga 9-50 m2 gjelbërim. Ndërsa Tirana para viti 1990 e kishte 10 m2 për banor. Sot kjo shifër ka rrëshqitur në 2,8 m2. Është e tmerrshme, është alarmante, është sakanadaloze kur për një qytetet që të jetë i banueshem duhet të ketë sëpaku 7 m2 . sipërfaqe të gjelbërt për çdo banor. Për shqipërinë shifrat dhe burimet që jepen për këtë problem janë mjaft kontradiktore sepse nuk ka studime në këtë fushë dhe qeveritë i fshehin ato qëllimisht. Gjithashtu institucioni i planifikimit të teritorit nuk japin shifra të sakta dhe as parashikime pra ato ‘’notojnë,, në xhunglën e politikbrsve dhe të mafies të ndërtimeve.
Cekim problemet e arkitekturës së gjelbërt. Nuk ka asgjëkundi në Shqipëri që bëjnë krasitje shkurreshe, drurësh sipas kritereve teknike dhe funksioneve zbukuruese dhe ruajtjes të një çadre biologjike, kurorave. Kjo vërehet qartë në disa qyetete. Po keshtu siç e quajn me emrin modern ‘’terminal,, (te kthesa e Kmazës S.M) pothuajse 4,0 dynym parkim autobuzash dhe mikrobuzash po shtrohet vetëm asfalt te zi dhe kordona betoni për kufizime kambsoresh. Nje çmenduri projektuesish, pranuesish të projektit dhe zbatimit të tij verbërisht. Shembuj të tillë në Tiranë, qytete të tjera dhe udhëve janë rrënqethëse, frikësuese, hidhëruese, damprurëse për shëndetin dhe koston financiare kolektive e individuale për njerëzit sot, nesër. Fatkeqësisht këto sebashku pregatitin katastrofa të pa konceptueshme deri në vdekje të ngadalshme qytetarësh.
Sa për ndryshimet klimatike ato janë të pranishme duke sjellur shira të rrëmbyeshëm, pra me intensitet të madh dhe stuhi. Nuk do të ndalemi me e trajtue, por do të japim vetëm një kronike të shku- rtër për të kuptuar dëmet e konsiderueshme që shkaktojn në qytete, udhe, autostrada etj. Dhe ja lexojm. ‘’Sipas të dhënave satelitore të NASA-s (GPM IMERG) dhe Climatebook.gr, në Shqipëri reshjet arritën nga 80 mm. deri mbi 150 mm. në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në jug u regjistruan mbi 200 mm shi. Qytetet më të prekura ishin Tirana dhe Korça me rreth 150 mm, veriu i vendit me rreth 80 mm dhe zonat jugore me rreth 200 mm.,,
Perfundime rekomandime
Trajtesa e mësipërme na ngre shtatoren e bindjeve për randësinë që duhet t’iu kushtohet drurëve, shkurreve, bimëve barishtore një e shumë vjeçare dhe livadheve në administrimin e rreshjeve të ndryshme atmosferike. Ato kthehen në material ushqyes i dobishëm dhe jo frikëndjellës. Kjo natyrisht e kombinuar me depozita uji pranë lulishteve, në vend parkimet e pallateve, me dysheme vend parkimesh, kambsoreve etj. edhe me pllaka guri ose çimentoje vendosur mbi ranë e zgjidhje të tjera që përdor tanima e gjithë bota. Që të arrihen këto duhet:
- Formimi i grupeve të punës në gjithë qytetet etj. me gjithë specialistët e nevojshem për të hartuar një strategji e më pas një program konkret për propblemet e ujrave të tepërta, që vërshojn qyteteve pas stuhive ose shirava të rrëmbyeshëm. Ato të udhëhiqen nga një Instut Kombëtar Projektues të Qyteteve Shqiptare.
- Grupet në veçanti dhe në bashkëpunim e bashkërendim me Institutin të hartojn një strategji kombëtare për urbanizimin afatgjatë (50-100 vjet) të qyteteve sipas kritereve, ligjeve, rregullave, standarteve, ndërkombëtare. Kuptohet që të jetë nga forma e permbajtja mbështetur në dukuritë e reja klimatike dhe gërshetimin e të gjitha masave në raporte të drejta për parandalimin ose zvoglimin e pasojave që shkaktojn ato.
Për mbulesën e gjlebërt në shetitore, sheshe, udhë makinash, kambsore duhet të vihet në qendër të vëmendjes, të planifikimit të teritorit, të projektuesve dhe zbatuesve të tyre. Prandaj ato duhet të dine se:
- Planifikimi urban, inxhinierik duhet të përfshijë planifikimin e hapsirave të gjelbërta sipas rekomandimeve të Bashkimit Evropian dhe të organizmave ndërkombetare për mjedisin e qyteteve.
- Mbulesa e gjelbërt si pjesë e mjediseve të qyteteve, ndërmjet hapsirave, volumeve, sipërfaqeve asfalt, beton, tulla, çimento e hekur në mjediset e vilave, pallateve, shkollave, institucoioneve të ndryshme shtetërore e private ështe e domozdoshme, dobiprurëse, afat gjatë, në jetën e qytetarëve, veç të tjerash edhe në parandalimin e përmbytjeve duke luajtur rolin e sfungjerit bioekologjik.
- Kjo arrihet me krjimin, përsosjen e një legjislacioni, në përputhje me standartet evropiane si baze njohje e veprimi e institucioneve projektuese të planifikimit të teritorit. Gjithashtu kur institucionet projektuese ndjekin zbatimin e projekteve, kontrollin e vazhdueshëm mbi zbatimin e tyre duke përfshire ndërtimin e pallateve ose grupeve të tyre, lagjeve, gjërsinë e udhëve, madhësine e shesheve, shetitoreve, parqeve të gjelbërta brenda lagjeve etj.
3-Nderthuraja e proçeseve fiziologjike të drurëve, shkurreve zbukurues e tapeteve të gjelbërt me ndikimet e shumta dobiprurëse të tyre, duhet të shoqërohen me formimin ideologjik, edukativ e kulturën e përgjithshme të qytetarve etj. Kjo arrihet nëpërmejt rrjetit të dendur të gjithë mjeteve të informimit si dhe familja, shkolla etj.
- Përfundimisht nuk mjafton vetëm shtimi i sipërfaqeve të gjelbërta, por kujdesimet e vazhdueshme kulturale pë ruajtjen e përpjestimeve të arsyeshme banor qyteti, sipërfaqe e gjelbërt, lloji i drurëve e shkureve, livadheve. Këtu përfshihet edhe gjendja shëndetsore e mbulesës së gjelbërt. Te gjitha këto kujdesime kulturale kryhen për të ruajtur zhvillimin e tyre sipas ekobiologjisë të llojeve dhe funksoneve të tyre në sherbim të qytetarëve.
* *
*
Vuajtja deri në cfilitje nga sipërfaqet e gjelbërta të zvogluara apo të pa planifikuara në raport me ndërtimet, është tani ma plagë e hapur në qytetet e Shqipërisë. Prandaj është domozdoshmëri e kohës të shërohen sa ma shpejt. Kryesisht kjo varet nga tipologjia e qeverisjes që nga komunat, bashkitë e deri lart në Qeveri e Kuvendin Popullor.
Dalja nga kjo gjendje është e lidhur organikisht me cilësinë e sasinë e ujrave të përdorura per nevojat e qytetarëve për pirje, gatim, por edhe për ujitjen e bimësisë në sipërfaqet e gjelbëruara. Shtojm këtu edhe në ballkone, taraca të gjelbëruara, lule brenda në apartamente, shtëpia, vila, institucione te tjera. Pa cekur dobinë e gjelbërimit në cilësinë e ajrit, në kënaqsinë e çlodhjen dhuruese, në qetësinë shpirtërore, në shëndetin, veprimtaritë sportive etj. që të sjellin peisazhet e gjelbëruara, të projektuara, të realizuara nga arkitektët e peisazhit.
Duhet të rritim sipërfaqet e gjelbërta, këtë sfungjer ekologjik, të gërshetuar me gjithe projekte të tjera inxhinierike për të rritur sa ma shumë dobiprurset e tyre për qytetarët e mbi të gjitha zvoglimin e përmbytjeve te udhëve, shetitoreve, shesheve etj.
- 04.2026