URA QË NA BASHKONTE .
=======//=====

Kjo valë e Osumit , si një melodi kënge
Më shoqëron sot ngado që
Një zë i ëmbël, mbas një telefoni
Për kafe turke në, kala më ftoi.
Sokakët e rrugëve sa herë i shkel
Më sjellin mallë nga kohë e shkuar
Por, sot i hutuar, mëndja më mbeti
” Kush në kala për kafe mua sot më ka ftuar ?! “
Kurioz u bëra u ngjita në kala
Vështrimin ua hodha tavolinave, me radhë
Dëgjova një zë të ëmbël që më thirri
” Eja , or mik, se për ty kam ardhë ! “
Një shoqe e vjetër, e gjimnazit më thirri
Kish ikur larg, vite pa u takuar
Atë, vitet s’e kishin ndryshuar
Ndaj , bisedën e nisëm nga koha e shkuar.
Kamë një jet të lumtur në Kanada shoqja, më tha
Atje veç një gjë më mungon
Nuk gjej dot një vënd si kjo kala
“Se, për kafe, atje njeri nuk të fton “
Dy sy të bukur që shkëlqejnë si kristali
Dy mëndje të hapura që s’kishin djallëzi
Sa shum e shijuan atë kafe, nga malli
Duke e kthyer veten prap në rini.
Sa herë të vij në k’të qytet
Do t’marr në telefon shoqja më tha
” Të kujtojmë aventurat në rinin tonë
Që ngjajnë me legjendat që mbart kjo kala.”
Kaluam mbi urën që na bashkonte
Osumi na ndante në dy anë
Kujtuam dhe batutat e shokëve që thoshin
” U takuan dhe sot Gorica me Kalan.”
======//=====
Autori — Hajri Lamaj —