Kur trashet zullumi,thonë bëhet më i fortë, por litari vjen në këputje në qafën e popullit. Të dyja drejt plehut atëherë nisin e shkojnë zullum e litarë kur keq kalbëzohen.
Nuk din ku e ka gunën e cullaket padroni
e hupë krejt toruan kur qielli tërbohet,
dhe krejt cipridan vrimës së miut i drejtohet,
e si qyqi kukudhet prej zemrimit të popullit.
Veç pak histori unë deshta me u kujtue
por prap nuk e di se kush din me lexue
se padroni nuk din e s’ka kohë me çfletue
për pa ia vra kalin,samar nuk njeh kurrë.
Kur trashet zullumi e tëhollohet litari ia nisë keq furtuna që i shkundë edhe malet e edhe qielli hedh gurët mbi krye të padronëve. Në histori gjithëherë shkruhet për revolucionet.