Fatmir R Gjata

U nisën zogjtë për s’di se ku,
foletë mbetën bosh
Po si të nisem bashkë me ju,
i vjetër jam në moshë.
Në krahë s’kam pupëlza gri,
as pendë të fluturoj
Por për një vajzë, për dashuri,
ca fjalë mbetën në gojë.
Ndaj shkoni shpejt edhe mi thoni,
me cicërimë thjesht
Kur pemë me gjethet te ballkoni,
ndërron ngjyrë në vjeshtë.
Ndoshta do marrë diçka ndër duar,
ca thërrime oh e di
Me mënd do thotë e pezmatuar,
do jenë zogjtë e tij…
Fatmir R Gjata