Vrasja e konsullit rus, nga shqiptarët, në vitin 1903
Vendimin e hapjes së Konsullatës ruse në Mitrovicë, më saktësisht në mars të vitin 1902, shqiptarët e kundërshtuan përmes revoltave të mëdha. Në dokumentet arkivore ruse vrehet se ishte bërë përgatitja, me iniciativa të mëdha për hapjen e kësaj Konsullate për shtrirjen e ndikimit rus në këtë pjesë të Ballkanit, që nga viti 1901 e më parë. Por, misioni i konsullit rus pati jetë të shkurtër, meqë vetëm një vit pas hapjes Konsullatës, konsulli i misionit rus gjeti vdekjen. Konsulli rus quhej Grigorij Stepanoviq Shqerbin, ai kishte shërbyer si konsull në Stamboll e Shkodër, pra ai isht mjaft me përvojë dhe kishte qëllim infiltrimin sa më të madh të diplomacisë ruse në këtë rajon përmes satelitve më të besuar rus, siç ishin: Serbia dhe Mali i Zi.

Shkruan: Sami ARIFI
Në fillim të shtatorit të vitit 1902, shqiptarët të prirë nga Isa Boletini shprehën revolta dhe organizuan, më saktësisht më 7 shtator të vitit 1902, protestë në Mitrovicë dhe fshatrat rreth saj, kundër vendimit të Portës Osmane për lejimin e Konsullatës ruse në qytetin e tyre.
Isa Boletini ishte ftuar nga Sulltani për të biseduar për gjetjen e një zgjidhje rreth kundërshtimit të shqiptarëve për Konsullatën ruse në Mitrocicë, ai u nis për në Stamboll në javën e fundit të muajit nëntor të vitit 1902, ai ishte i internuar në Stamboll deri në vitin 1906, por luftëtarët e tij ishin besnik për t’i vazhduar përpjekjet me armë në dorë për avansimin e çështjes kombëtare.
Rrezistenca e shqiptarëve vinte e rritej, gjersa sundimi otoman në Kosovë kishte filluar me të madhe dobësimin, kryesisht në vitin 1903. Konsulli rus, Grigorij Stepanoviq Shqerbin, kishte interes të madh, midis rrezistencës shqiptare dhe pushtetit otoman, t’i pengonte shqiptarët në këto aksione. Më 30 mars të vitit 1903 u zhvillua një përleshje e madhe midis kryengritësve shqiptar dhe forcave turko-osmane, në të cilën kryengritje ranë, për të penguar hapjen e Konsullatës ruse, më se 200 shqiptarë.
Nizami (Ushtar i shërbimit të detyruar në kohën e osmanlinjëve; regrut.) shqiptar, Ibrahim Halit Popovci nga Suka e Gjilanit, duke e konsideruar konsullin rus, Shqerbin, si fajtorin kryesor për këto ngjarje të vrasjes së shqiptarëve, Ibrahimi më 18 mars të vitit 1903 e godet me revole konsullin rus, duke i shkaktuar plagë të rënda, nga të cilat plagë më vonë konsulli Shqerbin vdes. Për këtë vrasje Ibrahimi u dënua me burg të përjetshëm, të cilin, e dërguan në Shkup për vuajtjen e dënimit, mirëpo atij më vonë dënimi iu zbut në 15-të vite, por ai pas qëndrimit dy vite në burg ndërron jetë…
Në fillim të janarit të vitit 1906, Isa Boletini lirohet nga internimi, prandaj ardhja e Isës nga Stambolli në Kosovë ishte një madhështi sepse Lëvizjes Kombëtare Shqiptare po i kthehej promotori i luftës, i cili, armët për liri nuk i lëshoi kurrë nga dora…