Zbardhëllime-Ruzhdi Gole

Ruzhdi Gole

ZBARDHËLLIME

Dita për të dashuruarit 

nuk është aq e gjatë 

sa duket,

për ata që jetojnë pak

lodhja e ditës

duket e pafundme.

Ata që duhen janë vet dita

që shkoi e do zbardhëllojë 

të tjerash

të fshehta të sapolindura

më të cekëta më të thella.

Dita më duhet sa gjatë e shkurtër

për t’u takuar më shpejt me ata

që dashurohen me lodhjen

triumfatorë, pak humbës.