
zemrën kam shtrirë në shtrat
dhe ëndërrat gri zhubrosin vetminë,
që shpupurit mjegullën e hirtë
kur pak vend të kërkoj të shkosh më tutje
i dashur,
se bota
se stinët
se zjarret
se shiu i vyshkur
nuk na lag
kur afrojmë buzët dhe dridhërojmë kohën
se bota na përgjon
nga satelitët e syve tanë,
në errësirë zhveshim pritjen kur gjithë universi
është është blu,
dhe kur zbardhi drita algortimi i dashurisë tonë u thye
kur ne ishim lakuriq
heshtja buzëqeshi në pasqyrë
sa çudi se dy kokë një trup,
dhe bota një mikrob i gjelbër
në puthërimin e fundit
amin!
©Copyright EMI KROSI.