Petraq J Pali
Novele:
“Zonja e mire Katero”
Marria* (*Cmenduria) e z Katero !
Z. Katero,per fat te keq nuk kishte lindur femijë Ajo, u
martua me z Anastas kur ai ishte ne kurbet.
Z Anastas,u kthye vetem 15 dite sa beri ceremoninë e dasmës,e
la nusen e tij te re Kateron, me prindët e tij ne fshat dhe serish u
nis për udhë andej nga pat ardhur.
Prindët e z Anasatas e donin dhe e respektonin Kateron,mbasi
ajo ishte nje vajzë e mirë e bukur,e sjellshme,e pastër dhe puntore,
vinte nga një derë e mirë dhe e sojme,e me taraf të madh !
Kaluan vite,dhe per z Anastas u prenë rrugët njëherë e
gjithmonë për tu rikthyer përsëri në fshat,ai,vuante kurbetin duke
punuar natë e ditë,me mendimin të bënte sa të mundte paratë,dhe te
mblidhej edhe ai pranë prindëve dhe gruas së tij të re,sic kishte
bere gjithë dynjaja me pare,mirëpo nuk ishte e shkruar. Në kohën që
ai përpiqej të kthehej,do të dilte dicka që ta pengonte,disa herë nga
puna,disa herë nga përkeqësimi i situatave politike dhe lufterave te
kohës.Por edhe ne të shumtin e rasteve nga “tamaja”që vihej re për
çdo emigrant,hë të kalojë edhe ky vit sa të mbledh edhe ca para më
shumë,dhe si përfundim…Anastasi ngeli rob i mërgimit !
Fshati i tyre,ishte nje fshat i përkryer,qe kishte rrahë nga
mot kurbetin,dhe si fshat kurbetllinjsh ishte me te vërtetë i
stolisur,nga dora e njeriut po se po, se kishte trete napolona
floriri pa hesap,duke ndertuar shtepi te
reja,shkolle,kisha,rrugë,cezma,kafenera e dyqane,mullinj për
bloje,etj,por edhe natyra sikur e pat qëndisur,me livadhe,e
kopshtije,me pemë frutore e me ujë, ixorri i tyre ishte një mrekulli
e vërtetë,me dru dekorativ e gjelberim,kështu qe ky fshat ngjante si
qytet,pa le qe kishte edhe detin e blujtë,me atë mrekulli
maramendese, në çdo shtëpi pothuaj kishte barka me motor,lart malet
per here te gjelberuar ! .
Mereshin edhe me blektori,edhe bujqësi,dhe tregëti bënin me
vëndas dhe me te huajt,se edhe kursimet e emigrantëve aty mbrinin.
Në kryepleqësinë e fshatit ishin njerëz të kulturuar dhe
burra të zakonit,të gjithë kishin ardhur kurbetit.Në këtë fshat
kishte një harmoni,kulturë,etiketë dhe miresjellje të pa parë.
Mirpo,jo gjithmonë,mrekullia,bëhet dhe perfundon në lumturi.
Kështu,që një dite prej ditësh disa zëra dashkeqas shpifën
për z.Katero dhe e akuzuan se ajo kishte lidhur miqësi të re me
k/plakun e fshatit që ishte edhe singjeni me z Anastas.
Ngjarja,bëri bujë dhe lajmi kaloi grykë më grykë e gojë më
gojë,në fillim si heshtazi e si thashetheme,e me vonë po thuaj behej
në biseta publike tre a katër e më shumë njerëz,në kishë në shkollë
apo në mulli,pse jo edhe nëpër kafenera. U habit dhe u trondit
fshati,shumë njerëz dhe familje të ndershme nuk donin ta besonin si
të vertetë, më e shumta e fshatit skuqej kur përplasej me të në
rrugë,i flisnin nëpër dhëmbë e përshëndesnin dhe ngisnin këmbët si
gra edhe burra,e aqë më tepër njerezit e z Anastas,i cili kishte
taraf të madh !
Prova,s’kishte,asnjë nuk delte e të thoshte se unë e kam parë
Kateron me k/plakun,apo e kundërta,mirpo fjalët që u hapën dhe u
pëshpëritën zor t’i mblidhte dikush.
Katerua,ishte e fundit që e mori vesh këtë gjëmë,ajo, nuk u
besonte veshëve kur,shoqja e saj e ngushtë, Elefteria, mbasi kishte
kohë që duroi më së fundi i tha: Katero…moj korbë,i gjithë fshati
zien dhe të akuzon se ti shkon me Aleksin,kjo fjale qarkullon dhe ka
një vit, çdo ditë, e derë më derë behet muhabeti jot,në
fillim,pëshpëritej ndërsa tani sic më thotë edhe im shoq,flitet
kudo,në arë,në mulli,nëpër kafenera e kudo, sa here vjen k/plaku,të
gjithë pëshperisin…!
Unë nuk dua ta besoj se jo vetem të kam shoqe por jam edhe
nga ana e burrit tuaj me gjak!
U skandalizua Katerua,po thuaj u çmënd nga këto fjalë,nuk u
besonte veshëve,s’donte kurrën e kurrës të lakohej emri i saj i
mirë,ju tur Elefterise,duke i thënë e kerkuar llogari… më nxir shpifësin, s’u a kam
borxh,ti ke ditur dhe nuk me pate thënë gjë, turp,jazëk.Do ta gjëj të
vertetën dhe shpifësin,më marçin të keqen,të poshtërit,ziliqarët !
Nuk kishte kuptuar fare gjë e shkreta,as nga i vjeri,as nga e
vjera qoftë edhe tarafi i burrit,ata,nuk kishin ndyshuar takt me
të,ama,e mbanin përbrënda dhe thoshin se si një ditë do pëlciste dhe
do bënte bum,do kapej dhe do zbulohej çdo gje,ashtu si deti që nuk e
mban të mbyturin,ashtu dhe “horlleku” një ditë do
dalë.Tradhëtia,bashkëshortore në ato kohë,ishte rast i rrallë.
Dëgjo,motra ime Elefteria,dua që të më ndihmosh të vë nderin
në vënd. Unë,kurrë ndonjëherë,as më ka shkuar ndër mënd për një gjë
të tillë,e aqë më keq,që,tim shoq e dua dhe do ta dua sa të jem
gjallë. Ndihmomë të lutem !
Elefteria,e ndrojtur,dhe e sinqertë i thotë plot
dashmirësi,se ajo,nuk e besonte kurrë këtë ndodhi si të tillë,por nuk
kishte as mundësi ta ndihmonte,se,edhe i shoqi e kishte porositur të
distancohej nga shoqëria me të. Unë të besoj dhe të kam sinqerisht
mike,por nuk mund të ri më me ty, se jo vetem s’më lë im shoq,por
edhe opinioni detyrimisht do të më dënojë.
Katerua,u fye,u mbyll në vet-vete dhe,vendosi,do bëj të
pamundurën të vë nderin në vënd.
Po si ? N’çmënyrë !
2-Anastasi apo sic e thëriste fshati zoti Anastas,kishte nje
diference moshe me Kateron kur u martua,nuk ishte ndonje diference e
madhe,por për kohen sikur stononte,ai,ishte plot 33 vjec dhe Katerua,
apo sic i thërisnin me pas, zonja Katero, ishte 21 vjece,dmth kishin
12 vjet !
Fjalet qe dolen per te,natyrisht nuk ishin te mira,e aqë me
tëper që fshati dhe njerëzit e ndershëm në përgjithësi,u tronditen.
Po kur kishin ketë harmoni keta njerëz dhe ky fshat,pse te
ndodhte e kundërta. Këto blonte Katerua, në mëndje të saj,po
thuaj për cdo natë,gjumi ju prish,humori kishte rëne pertokë,shikonte
njerezit dhe i vinte turp nga vetja,përpiqej dhe hiqej sikur nuk
dinte gjë, përbrënda vlonte,shikonte ndryshimin,në marëdhenie me
gratë e tjera të fshatit, nuset e reja,apo edhe burrat,plakat,pleqte
apo fëmijet,habitej,tek asnjeri nuk shikonte ndryshim ?
C’të ishin keto fjale ? Kush i nxori pse dhe qysh ? Kush,i
mbolli në fillim dhe si ? C’ka dashë të fitonte ai, ose ajo,
kur të vërtetë nuk ka ? Më nxinë jetën,nuk më lanë,kisha edhe unë
ëndrat e mia,a o Zot ! Kurrë nuk jam mëkatare ! Besomë o zot !
Katerua,kishte kater pese vjet martuar,ishte,grua shume e
regullt,shume serioze, shume e respektuar,qofte nga tarafi dhe
singjenia e te shoqit,por në përgjithesi,e aqë me tepër nga vjeri e
vjera e saj,apo dy kuneterit e tjere me familjet e tyre,vellezerit e
Anastasit,edhe ata,me gra e me familje per se mbari.Me pak fjale
ishte nje familje me tradita me etikete dhe e miresjellur.Kateron të
gjithë e donin dhe e respektonin,edhe kunetërit ishin të bindur që
këto ishin fjalë dhe dashkeqësi,për ta, për Cacon ,dhe për fisin.
Natyrisht edhe per fshatin, por edhe për kurbetqarët në përgjithësi !
Roli i Kateros ne atë shtëpi,pavarësisht mungesës së te
shoqit ishte i madh,prej saj cdo muaj nga zoti Anastas,ata mernin $
pa numurim.Sidoqoftë,edhe prindët,apo, vëllezërit e tij kishin rolin
dhe rëndësinë e tyre,por gruaja,është grua, dhe zinte vënd të veçantë
për të, dhe për këdo,se ashtu është ndërtuar edhe vetë jeta.
Babai i Anastasit xha Dhima,apo e ëma,zonja, Lefkothe,por
edhe Katerua,qysh kur kishte ikur Anastasi në kurbet,nuk dilnin ne
punë. Punët,e bujqesise, bacet e pemët frutore,ullinjtë e tyre qe
s’ishin të paktë,i mbanin gjallë me pagesë,me puntorë,qofshin keta
vendës apo nga fshatra te tjerë,edhe bagëtitë e imta e të trasha,i
kishin me çoban..,të gjitha këto, falë kurbetit te Anastasit, dhe
gjëndjes së tyre më parë,per te cilën e ëma e tij qante çdo ditë,i
vinte keq që la nusen pa garjet dhe po “ropatej” per ta. Edhe të dy
vellezerit,me fëmijët e tyre i ndihmonte Anastasi,edhe familjen e
Kateros,edhe fshatin,hera herës dërgonte çeqet me valutë, edhe për
shkollën apo kishën,ai, dërgonte k/pleqesise këto $, që të
përdoreshin per cezma,per rrugë,apo për ndonjë të sëmurë nëpër
spitale.
Kishte edhe kurbetllinj te tjerë qe dergonin shuma të
konsiderueshme,po kurrë,asnjëherë sa z. Anastas !
Xha Dhima,me lekët qe dërgonte i biri,kishte berë nje shtepi
te re dy kateshe model dhe të kohës,me tre hyrje,me tjegulla
marseleze të sjellura nga Korfuzi,shtëpia e tyre ishte me dritare të
mëdhaja,stolisur me obor e me avlli,me derën e oborit me qemer.Kështu
që kjo kamje binte në sy,here per mirë por here edhe për keq,se
ziliqarët, apo, ata derëshuarit e deshtuar ,nga xhelozia e zilia do nxirnin këto
që nxuarrën,shpesh,në heshtje apo me mërmerima,i thoshte i shkreti
xha Dhimë të shoqes…na hengeri syri e xhelozia, zilia, apo cmira,po
ç’u ka bërë i varferi Caco (në fshat i thërisnin edhe Caço,
Anastasit) vecse i ngopi me dollare,gjithë farefisin e singjeninë,por
edhe fshatin,e ka ngeluar njeri pa mare pare nga ky djalë,ah…i
vrafë dhe i hëngërtë mortja,zagarët,të ligjtë,pse te na shpifin këto
poshtërsira,hiqte në shpirt i shkreti plak një ditë,dhe kurrë nuk do
ta besonte se nusja e djalit të tij të cilën e donte fort dhe e
respektonte dhe t’u bënte këtë turp,ah….perëndi me març hakën !
Lefkotheja,grua e mençme,e zgjuar,një zonjë e vertetë,i thoshte ëmbël
e plot tru plakut,mos u mërzit o plak,pse hidherohesh,kuptohet që
këto “lule” që na hapën,nuk i hapi fshati, as njerëzit e mirë,po
zilia sic e the,do bëjë të sajën,ne e kemi nusen flori dhe kështu do
të jetë,nderi i saj është edhe nderi i shtëpisë,ai, i varfëri,punon e
sakrifikon,dërgon,dhe nderon të gjithë fshatin ,kujt më shumë e kujt
më pak,si asnjë njeri në krahinë nuk e bën kurbetin e tij,por të
poshtërit të poshtër ngelen…po s’ka gjë do dali e verteta,do vijë
dita,që gjynahet këtu do të lahen,ç’do gjë që bëhet,kur është e
keqe,se ka të gjatë.Ne, të na rojnë djemtë,e nipërit,pse të na
hidhërojnë femijët,edhe djemtë e tjerë janë mërzitur dhe e mbanë për
brënda mërzinë dhe inatin,ata, e duan dhe e respektojnë Kateron si
motrën e tyre,dhe,as duan t’i besojnë ato fjalë,se ajo e
shkreta,eshtë zonjë e kaluar zonjës me të gjitha të bëmet,e
respektuar, e zonja, e sjellur, e bukur,e komunikueshme,u flet të
gjithëve pa djallëzi.Po kur njerëzit kanë maçin në bark e keqja do
t’i ndjekë !
Njeditëzaj në kishë,vazhdonte,plaka Lefkothe t’i thoshte të
shoqit,më bëri përshtypje nje gjë,se Malia,ju afrua,Kateros e ndënji
me të,deri sa bitisi mesha,kunguan të dya,kurrë ndonjë herë nuk i
kisha parë bashkë,pse e bëri, a si e bëri, nuk e kuptova,as nuk i
thashë gjë më pas nuses,lëre thashë me vete,do ta nxjerrë vetë kollën
ky muhabet,prandaj i dashur burrë,mos e çaj fare kokën,të jesh më
afër me djemtë me Kateron,dhe t’u tregosh të tjereve që s’ka ndodhë
gjë, bile,të shkosh përnatë edhe ne kafene,e të hapish,muhabetin e
Caços,të plasin ata që s’na duan. Floriri është flori, dhe nuk
prodhoset kurrën e kurrës !
Plaku,i menduar dhe i trubulluar,plotësisht nga fjalët e
gruas,me qetësi e maturi,i tha,urtë dhe shtuar plakës: Po !..ke të
drejtë,të kuptoj,po u mërzite e po e zvogëlove shpirtin,të vunë
përpara të ligjtë,të cilët i dëshpëroi dhe i zilepsi,malli dhe kamja
jonë,sa keq që më vjen,s’dua ta besoj.
Jo kurrë Katerua s’është në ato ujëra…O Perëndi O Perëndi !
Plaku,menjëherë,sa dëgjoi zilen e portës së oborrit ndërpreu
bizetën..
Katerua,hyri me gëzim,përqafoi, dhe përshendeti,vjerën dhe
vjerin,mbasi kishte qënë dy tre ditë në derëbabe,dhe, gjithë gaz,
filloi t’u jepte përshëndetjet e familjes së saj,dhe pyeti e
malluar,a mos morët ndonjë letër këto ditë nga Cacua që nuk isha unë ?
Plaku, i tha,jo moj bijë,vajtëm plot dy muaj,dhe të them të
drejtën kam merak për të !
Plaka, Lefkothe,mbasi përqafoi nusen,plot dashuri e jo e
shtirur i thotë të resë,se plaku,gjithmonë ëndëron gjëra që,na bëjnë
të na priten këmbët, e ç’ke o derëzi që thua kështu,kushedi si e ka
punën djali,letrat vonojnë e duan dy a tre muaj të sosen..luftërat në
tërë botën vazhdojnë !
Jo moj grua, unë nuk thashë ndonjë gjë,po ja kur marim
letrë,edhe ne gëzojmë,por më shumë gëzon Katerua,apo jo moj nuse ? Të
gjithë gëzojmë baba,tha Katerua plot sinqeritet, Po bijë e babait,të
gjithë gëzojmë ! Ashtu thuaj,të gjithë gëzojmë tha plaka,se,ai,
mundohet e shuhet për ne ! Kur do vijë ajo ditë të kthehet njëherë e
gjithmonë,apo të marë të shoqen me vete,dhe,të mos na dërgojë asnjë
lek, mjafton që këta të jenë mirë e t’u japi zoti një fëmijë,se dhe
kështu,njëri këtu e njeri prapa diellit s’është punë. Argjentina e
Cacos, është shumë larg,e pas diellit, ne vetem vuajmë mungesën e tij
e ai, tonën,tha e ema dhe dy rrëke loti ju varën, mbi buzët e
rrudhura.. Katerua,qau dhe e perqafoi të vjerën si nënën e saj e
përlotur. Plaku,nxori nga xhepi,kutinë e duhanit dhe porositi nusen
për një kafe te tretë te asaj dite..!
3- Kalonin ditet e kalonin muajt,asgje e re nuk i kishte ndodhur,Kateros, asnje nuk i kishte shprehur me gje rreth “muhabetit”te felliqur qe kishte shpifur ndonjeri apo ndonjera,me gjithe ate Katerua,si e demtura nga fjalet e botes nuk rinte rehat,vrojtonte vdo gje te shtrember ne fshat dhe cdo fjale do ta analizonte qe te nxirte po te mundtte shpifesin ose shpifesen qe sajoi ate intrige…!
Te gjitha dyshimet e shpifjes Katerua i perqendronte tek Elefteria,e cila hiqej shume e afert me te, para thashethemeve, dhe me pas u terhoq nga miqesia e saj,kjo e bente te dyshonte me shume.
Ne ndergjegje te saj dyshimi ishte i drejte,dhe per kete ajo,pa i thene askujt filloi te ndiqte Elefterine dhe te bemet e saj.
vijon……………