Skënderbeu kthehet në  atdhe, në Garanë të Kërçovës-Nga:Hysen S. Dizdari

Skënderbeu kthehet në  atdhe, në Garanë të Kërçovës-Nga:Hysen S. Dizdari

Me daten 28 Nëntor 2025, në Garanë të Kërçovës , në Maqedoni të Veriut, u inagurue monumenti i Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Në këtë ceromoni morën pjesë banorët e Garanës, të Kërçovës,  shqiptarët të ardhur nga gjitha qytetet e Maqedonisë Veriut , nga Shqipëria, nga Kosova, nga diaspora , udhëheqës të shqiptarve të Maqedonisë Veriut, si Ali Ahmeti etjer.

Nga Italia kishte ardhur për këtë aktivitet , vëtë stërnipi i Skënderbeut , Loris Kastrioti,  dhe një grup artistik nga komuniteti i arbrëreshve të Italisë.

Gjatë vendosjes të monumentit të Skënderbeut , atmosfera ishte e zjarrët plotë më emocione, atdhe-dashurie e patriotizmi.

Nxënsit e shkollave të Garanës e Kërçovës, valviten flamurin tonë kombëtare, kuq e zi dhe vendosen kurora me lule për të nderuar , Herion tonë Kombëtarë Gjergj Kastriotin Skënderbeun.

Krahina e Garanës në Kërçovë , ky vend i vogël , me histori të madhe , me burrash trima e atdhetarë , me gra fisnike si Mbretëresha Ilire Teuta , po shkruan historinë e Kombit Shqiptarë , duke vendosur monumentin madhështorë të  Heroit  tonë Kombëtarë Gjergj Kastriotin Skënderbeun në qëndër të fshatit Garanë.

Monunenti i Skënderbeut mbi kalë , i vendosur në Garana të Kërçovës është 6 metra i lartë , vepër e skulptorit të njohur, Fiqiri Kasa.

Sipas intervistës së skulptorit Fiqiri Kasa, dhënë për televizorin News-24 , monumenti i Skënderbeut është punuar me mjeshtëri të lartë artistike,  bazamenti I këtij monumenti është ndërtuar me gurë të zgjedhur nga zona e Skraparit kurse derdhja në bronx u bë në Kosovë. Ky monument është financuar nga emgrantët e Garanës e Kërçovës me punë e banim në diasporë , kryesishtë në Zvicër dhe është mbeshtetur nga autoritetet lokale të Granës e Kërçovës.

 Me vendosja e këtij monumenti të Skënderbeut , në trojet shqiptare në Garanë të Kërçovës, patriotët e Garanës  duan tu tregojnë, popujve të tjerë se shqiptarët e krahinës Garanës e të Kërçovës e viseve të tjera në Maqedonisë janë autokton në trojet e veta që në kohën e Ilirve dhe deri sot.

Nisma për vendosjen e monumentit Skënderbeut në Garanë u mbeshtëtë nga biznesmeni atëdhetarë , nga Garana, Mefail Ibishi.Punimet për realizimin e këtij projekti u drejtuan nga këshilli organizator i drejtuar nga Valbon Aliu.

Kontributë për këtë monument të Skënderbeut u mbeshtetë nga bashkëatdhetarët e Garanës më punë e banim  në Europë, sidomos në Zvicer.

E gëzofishi, përjëtsisht, kthimin e  Skënderbeut, në atëdheun e vet, vëllezër të Garanës , të Kërçovës dhe të gjithë shqiptarët kudo nëpër botë.

MIRËNJOHJE PËR TË GJITHË BANORËT E GARANËS ME BANIM NE DIASPORË QË MBESHTETEN E FINANCUAN ME KURSIMET E TYRE VENDOSJEN E MONUMENTIT SKËNDERBEUT NË VENDLINDJEN E TYRE NË GARANË TË KERҪOVËS.

PËRSHENDES TË GJITHË SHQIPTARËT KUDO NËPËR BOTË SIDOMOS , TË GARANËS E KËRҪOVËS ME NJË PJESË NGA POEMA:HISTORIA E SKËNDERBEUT, E POTIT TONË KOMBËTARË: NAIM FRASHËRI :

O MOJ TOKË E BEKUEME,

PRITE SKËNDERBEUN,

SE PO VJEN SI PELLUMB I SHKRUAR

 TË SHPETOJE MËMËDHEUN

 ZJENTE BOTA, TUNDEJ DHEU,

U NGRIT GJITHË SHQIPËRIJA,

DUKE THËN’ ERTH SKENDER-BEU,

ERDHI VETË PERËNDIA. …

MBRET I GJITHË SHQIPËRISË

SOT TË JETË SKENDER-BEU,

ERDHI NG’ AN’ E PERËNDISË,

TË SHPËTONJË MËMËDHEU;….

KËNDO, KËNDO SKËNDER-BENË,

QË S’KA PASUR SHOK NË JETË,

QË LARTËSOJ MËMËDHENË,

KORDHËTARI TRIM ME FLETË! ….

LUM OJ SHQIPËRI O LULE!

QË PATE TRIM TË VËRTETË,

KURRË NË TURP NUK UNGULE,

TË LA NDER TË MADH PËR JETË.

Nga Historia e Skënderbeut, Naim Frashëri, kreu VI, 1898.