Edmond Kaceli

Binari i Ferrit
Vapë.
Djersë.
Një aromë e ndyrë shkon.
Një aromë tjetër më e ndyrë vjen.
Diell.
Vapë.
Djersë.
Njeriu në udhëkryq, pret.
në mes të diellit, të vapës, dhe të lumit të djersës
pret Njeriu trenin e binarit të Ferrit.
Teksa Zoti rri në hije dhe vetëm qesh!
©KACELI