FOL O SHPIRT
O shpirti im,i dashur,
pulëbardhë krahëhapur,
shtrirë në erë përmbi det,
ç’ndryshim mund të ketë,
dashuria e njeriut të thjeshtë,
nga dashuria e mbretit…
unë them se dashuria është një,
dhe vendoset mbi çdo gjë.
O shpirti im i thjeshtë, i dlirë,
shqiponjë e bukur krenare,
mbret mbi këtë tokë mëkatare,
a nuk më thua vallë,
si është e mundur,
që ka njerëz në këtë botë,
cinikë e të pavlerë,
qe dy dashuri kërkojnë,
sikur e njëjta të jetë,
unë them se ai,
që vehten njeri e mendon,
dhe ndjenjat e tij respekton,
vetëm një herë dashuron…
Më thuaj o shpirt,i pastri shpirti im,
pse s’bëhem dot si ata,
interesin ta vë mbi ndjenjën,
pse me dashurinë të lidh jetën.
përse i urrej disa
që vetëm me një kritikë,
e shohin dashurinë me frikë,
e pa u thelluar e shqelmojne
dhe në krahë të tjerë përfundojnë.
A është kjo në dashuri e vërtetë,
fol shpirti im ,pse s’flet….
Tiranë 06 12 2018
Suzana Rama
