Shiu që përqafon shpirtin!Çerazela Kondi

Shiu që përqafon shpirtin!

Shiu sot,bie ngadalë

si tek gjethet,sekrete të pëshpërisë.

Përqafon tokën,me ëmbëlsi

dhe ëndrrat udhëton tek rretë.

Edhe pse jashtë bie shi,

brënda meje lind një ngrohtësi

që askush nuk mund të ma marri.

Sepse shiu,nuk është vetëm ujë.

Është një gëzim,fshehur në çdo pikë.

Dritaret,dridhen nga ledhatimet e tij.

Era e tokës,zgjon kujtime.

Çdo pikë,një premtim.

Hapat,bëhen tinguj muzike.

Rretë,përqafojnë shpirtin,dhe shiu

si një ngushëllim i ëmbël

shëron plagët e vetmisë.

Një melodi ritmike që të udhëton,

në kohën që vrapon si lumë.

Shpirti im,bëhet varkë e vogël

që humbet,në ujërat e tij.

Kur gjithçka,mjegulla mbulon

ai sjell fillim të ri,një premtim

që pas shtrëngatës,do të shkëlqejë

përsëri dielli i zemrës time.

Shiu nuk është vetëm ujë.

Por ndjenja dhe udhëtime!!

Çerazela Kondi,1Tetor,2025,Athinë!!