
HAPEN PERDET
Ndersa unë jam unë dhe ju jeni ju,
Ndersa,
Një shmanget,unë mundohem ta ndjek
Duket shumë,si një “lojë” kaq e vertetë?
Edhe unë bëj çmos që të ruaj ritmin
Qellimi,ç’ka do te ishte,
Nese nuk arrij atje ?
Një buzëqeshje qe rri pezull në ajër
E ti,
Qendron e mbytur në pluhurin e errët
Sheh një shpresë të vjetër që bie në tokë
Posa zbret,behet pis
Dhe,
Fillon te zhduket përgjatë rrugës së saj
Atehere ti…ti pas nje pauze, ngrihesh
Fillon të hedhesh hapat e para…
Drejt “skenës”…drejt një rruge të re
Sheh rreth e rrotull
Kupton sekretin e “lojes”së jetës …
Fshihet në faktin se sa arrin të jesh zot i vetvetes?
Të gjithë “luajnë”
Dikush me shumë e dikush me pak
Dikush me mirë e dikush pak me mirë
E rendësishmja është,ti,të kuptosh
Se të gjithë “luajnë”…
Kjo është jeta , nje “komedi” e shkurtër
Terhiqen Perdet !