Poezi  Anila  Toni

 

HAPEN PERDET

Ndersa unë jam unë dhe ju jeni ju,

Ndersa,

Një shmanget,unë mundohem ta ndjek

Duket shumë,si një “lojë” kaq e vertetë?

Edhe unë bëj çmos që të ruaj ritmin

Qellimi,ç’ka do te ishte,

Nese nuk arrij atje ?

Një buzëqeshje qe rri pezull në ajër

E ti,

Qendron e mbytur në pluhurin e errët

Sheh një shpresë të vjetër që bie në tokë

Posa zbret,behet pis

Dhe,

Fillon te zhduket përgjatë rrugës së saj

Atehere ti…ti pas nje pauze, ngrihesh

Fillon të hedhesh hapat e para…

Drejt “skenës”…drejt një rruge të re

Sheh rreth e rrotull

Kupton sekretin e “lojes”së jetës …

Fshihet në faktin se sa arrin të jesh  zot i vetvetes?

Të gjithë “luajnë”

Dikush me shumë e dikush me pak

Dikush me mirë e dikush  pak me mirë

E rendësishmja  është,ti,të kuptosh

Se të gjithë “luajnë”…

Kjo është jeta , nje “komedi” e shkurtër

Terhiqen Perdet !