Arta Tagani

E dashur Dejn
Sot është 25 tetor. Për mua ka të njëjtën magji si 25 dhjetorit.
Një ditë që sillte gëzim, fat, pavarësisht nga gjithçka tjetër. Dhe ashtu ka mbetur!
Ime më e bënte të veçantë.Festonim mbrojtësin e familjes, Shën Dhimitrin.
Çdo fis në fshat kishte të vetin, i yni ishte ai.
Menuja ishte gjithmonë e njëjtë: byrek me djath, pilaf me pulë dhe, për ëmbëlsirë, lakror me qumësht.
Asgjë, asnjëherë më, nuk më është dukur aq e shijshme.
Mendojs që ishte varfëria e përditshme dhe pritja e asaj darke kaq të rrallë e bënte kaq të veçantë.
Sot mendoj se ishte fëmijëria, shija e fëmijërisë!
Shije e thjeshtë dhe e vërtetë, që asnjë ushqim i ri s’e arrin dot vërtetësimë e saj
Vinin hallat, të tria, si një mrekulli e vogël
Festonin festën e fëmijërisë së tyre tek vëllai !
Pas darkës, ulura nën pjergull, bisedonin.
Unë rrija në një cep, me gjunjët e përqafuar, duke dëgjuar të qeshurat e tyre me zë të lartë, kujtimet që merrnin jetë midis një fjalie e tjetrës.
Nën pjergull,mushti i rrushit të pjekur pikonte, gjethet kërcisnin nën këmbë, dhe unë isha nën një magji!
Nën pjergull sot kanë mbetur të qeshurat pezull në ajër, që vijnë nga larg,të më gjejnë e të ulen në tryezë