Besëprerët-Myslim Xhaferaj

Myslim Xhaferaj

Ju zyrtarë besëprerë ,

Gjyqtarë prokurorë politikanë…

Si u bëtë ju milionerë ,

Mushkën mualët apo

kanë …?

Zgjedhësit e duan një përgjigje,

S’mund të thonë

amin pa fund…

Në se ka drejtësi me ligje

Jo si hoxha në katund…

Si gjarpri i fshihni këmbët

Kur gërmoni xhepat tanë ,

Në tortë ju ngulni dhëmbët …

Lugë s’ka për fukaranë.

Sa pa shpirt paskeni qënë ,

Ajo mitër ku është mbarsur ,

Me çfar fare ju kanë zënë ,

Kaq makutër cipëplasur…

13 nëntor 2025