Eja pranverë-Hatip Hulaj

EJA PRANVERË

Eja pranverë e bukur,eja,
eja shpejt si rrufeja,
na shkrij zemrat e ngrira,
se na mbyti urrejtja.

Eja pranverë, eja,
na sill zërin e bylbilit,
na zbut shpirtin e katilit,
se po hamë edhe mishin e njeriut.

Eja, moj stinë e bukur,
na sill pakëz dritë,
na ndriço mendjen,
se e shkatërrojmë vendin
për pakëz pozitë.

Eja më shpejt ,eja
dhe na sill gjelbërimin,
na hiq errësirën syve,
na kthjello mendimin.

Eja,stinë e bukur,
na shuaj pangopësinë,
se i hëngrëm dy shtetet tona
dhe prapë ndjejmë urinë.

T’i vëmë gishtin mendjes,
të shohim ku jemi,
në këtë botë polarizuese
t’ia gjejmë vetes vendin.

Hiqjuni Lindjes ,hiqjuni,
kthehuni Perëndimit,
se ne jemi popull i lashtë
burim i civilizimit !