Gjakova e vitit 1970-Bardhyl Sh Ferizi

Gjakova e vitit 1970

Kjo është një kartëpostale,e qendres së qytetit të Gjakovës. Daton nga viti 1970. E dërguar nga posta e Gjakovës në qershor të vitit 1970. Dëshmi vula e postës.

Një foto e ruajtur shumë mirë. E bërë nga një lartësi e konsiderueshme nga toka( mendoj dikund aty nga dritare ndertesa prapa Teqës së Bektashinjëve nga se shihet nje pjesë e kulmit te teqes). Pra në foto shihet rruga kryesore vet qëndra e qytetit, me ndërtesën e sajë karakteristike. Një pjesë e parkut të qytetit. Dhe një pjesë e gjelbërimit që bie në sy e që ishte i bollshëm. Në rrugë nuk vërehet ndonjë lëvizje e madhe. Një qerre e tërhequr më kuaj. Një veturë, mëndoj e tipit Mercedes. Dhe një apo dy kalimtarë rasti.

Të bënë përshtypje edhe pastërtia dhe gjelbërimi.

Në anën e djathtë, shifet një pjesë e hotelit

” Pashtrik” dhe çatia e ndertesës se hotelit të vjetër. PRej ish vetshërbimit e tutje janë ndërtimet e reja.

Gjeneratat e atëhershme (më të moçme në cilat bëjë pjesë edhe vet) e kujtojnë këtë pjesë të qytetit si Korzo e dikurshme.