Hatip Hulaj

I MBAJ MEND
I mbaj mend pranverat
plot lule e gjelbërim,
me vajza të bukura ,
të lumtura dhe plot shkëlqim.
Me cicërima zogjsh e këngë bilbili,
me lumin e pastër buzë një pylli,
të gjithë ishim të lumtur,
të gjithë dikah ngarendnim ,
në shkollë dhe punë shkonim ,
të lumtur buzëqeshnim.
Verërat përcëlluese kur laheshim të lumi,
të korrat me drapër, barin e kositnim,
lodhjen e të nxehtin lehtë i përtypnim,
me ujë burimi freskonim shpirtin.
Vjeshtat plot fruta,
perime bio të kopshtieve tona,
bagëtitë ktheheshin nga bjeshkët,
barinjtë faqekuq ,me dele e qengja.
Dimrin e pritnim me gëzim ,
rëshqisnim me saja e ski,
të lumtur në shkollë e në shoqëri ,
të lumtur edhe në shtëpi.
Sa shumë stinë kështu rradhazi u rrotulluan ,
vitet sa shpejt ,pa u ndier, kaluan,
iku jeta ,erdhi pleqëria,
ne as që e hetuam !