
N A Z I M H I K M E T
“”””””””””””””””””””””””””””””””””
MIRSEARDHE, GRUAJA IME, MIRSEARDHE..
Mirseardhe, gruaja ime, mirseardhe..
Sigurisht, je lodhur..
Si do të mundem të të laj këmbët, nuk kam as ujë trëndafili, as legen të argjendtë..
Sigurisht ,të ka marrë etja..
Nuk kam një pije të freskët të të ofroj..
Sigurisht, je e uritur , nuk mundem të të shtroj tryezën me mbulesë lini krejt të bardhë..
Dhomëza ime është e varfër, e burgosur, si vendi ynë..
Mirseardhe, gruaja ime, mirseardhe..
Shkele këmbën në qelinë time dhe çimentot u shndërruan në lulishte..
Qeshe dhe trëndafila bënë të lulëzojnë edhe hekurat..
Qave dhe perlat rrëshqitën në pëllëmbët e mia..
I pasur si zemra ime, i shtrenjtë si liria është tanimë ky burg.
Mirseardhe, gruaja ime, mirseardhe!
Shqipëroi: Lefter Shomo