
Për të shijuar jetën nuk ka nevojë për pasuri apo thesare.
Gëzoni atë që Zoti ju jep çdo ditë:
shëndetin, buzëqeshjen, dashurinë.
Buzëqeshja dhe dashuria,
të dyja janë thesare.
Kur ke buzëqeshjen në zemër e shpirt,
ke fituar artin më të çmuar: jetën.
Në qoftë se nuk e ke…
kërkoje në thellësi të shpirtit.
Nuk ka nevojë të ëndërrosh
apo të kërkosh garanci,
thjesht të jetosh jetën
me buzëqeshje e dashuri,
pa urrejtje e hipokrizi.
Mos e lër buzëqeshjen të ikë,
të bëhet hija jote.
Mbaje dhe shtrëngoje fort,
le të të ndjekë nga pas…
pastaj vjen lumturia.
Kjo është gjëja më e çmuar.
Kur flasin lulet me rrezet e diellit,
mes ngricës dhe dëborës së kulluar…
Jeta është sakrificë dhe kokëfortë,
kërkon mund që ta jetosh bukur.
Kërkoji bukuritë e saj me ton të fortë.
Ndonjëherë të zhgënjen,
mos ec mbrapa,
por rrezato me hap të sigurt
drejt saj.
Unë s’kam humbur…
mos humb as ti.
— Sanie Tushi Rrokaj,
Vlorë, Qarku i Vlorës