Nexhat Bexhet

Në majet ku retë prekin gurët e motit
Ku bora ruan fshehtësitë e kohëve të harrume
Aty ku shqiponja rojtare e qiellit bën rojë
Fillon kjo këngë,si frymë e dalë prej legjendës
U ngritën burrat,e t’fortë si shkëmbijtë e kreshtave
Me besë në zemër e me dritën e lirisë n’sy
Në duar mbajtën shpatat,të trashëguara prej stuhive
Që nuk thyhen kurr,veçse n’trimni e për atdhe.
Shkundi toka krismen e hapave t’tyne
Brez pas brezi e përcjellte fjalët e skalitura në shkëmb
Mos trembeni se toka jonë është amanet i shenjtë
E kush e prek,zgjon rrufetë e maleve tona
Ne majë të kreshtes u ndal prijësi i pare.
Me mjekër të thinjur nga fortuna e koheve
E ngriti shpaten drejt qiellit te kaltert thyheshin rrezet
O bijtë e shqipes,sot luftojmë për nder,për oshtimë.
Sot zgjohet historia,sot shkruhet lavdia
Krisi beteja u tundën kodrat,vallëzuan lisat
U përzine britmat e armiqve me këngët tona kreshnike
Dëgjohej në qiell, emni i tokës që i lindi e rriti trima
Ra dielli n’perëndim si top i paflakur.
Por zemrat e burrave nuk u shuen me të
Sepse ata ishin flakë që mban gjellë liria e madhe
Dhe tymi i betejave u’a ushqente shpirtin.
Kur nata erdhi dhe i veshi mallet me terr
U ndal lufta,por jo besa e dhënë
Një zjarr u ndez në mes të fushës së shenjtë
Kur burrat ulën kokën para kujtimit t’heronjve
Dhe zani i tyne shkoi n’qiell si një himn.
Sa t’kemi zemër,sa t’kemi frymë
Nuk shuhet kurrë kjo tokë,as kjo gjuhë,as ky flamur
Se ne jemi bijtë e shqipes,e shqipja s’vdes kurrë.