Kënga i pikonte mall-Eli Nebi -Plaku

Kënga i pikonte mall

E lashë sot të lirë mendjen
ku të dojë le të shkojë
Me krahë zogu fluturoi
qëndroi në të bukurën Volë..

Ku më çove sot,moj mëndje
kapërceve det e vënde
Dëgjova një këngë çame
ndërthurur çdo notë me dhimbje.

U fliste gjyshi fëmijëve
kënga i pikonte mall
Për të bukurën Volë mbi Jon
për shtëpinë lartë në pllajë.

Fliste gjyshi dhe tregonte
mandilja në lot e ngjyer
Shpresat si trarë dyshemeje
nën rrënoja ishin thyer.

Ku më çove mëndja ime
gjak e lotë dheu potisur
I poqi shpresat e ëndërrat
Joni në ujin e kripur!!
Eli Nebi -Plaku