
TRI SHKRONJA I DUA GJITHMONË!
Nga tridhjetegjashtë shkronja
unë tri i dalloj
unë do ti adhuroj.
Tri shkronjat e arta
janë bërë simbole
gjithmonë unë i dua
për mua do ngelen prore.
A – atdhe,
L – liri dhe
N – nënë,
unë i dua gjithmonë.
Nga Shefik Sadiku
13.10.2025