Kthim në vjeshtë-Anelja Lako

Anelja Lako

KTHIM NË VJESHTË

Vjeshtë-zjarr,

mallvrarë,

vjeshtë tjetër,

mall i vjetër…

Shënova kështu dikur në ditar,

një vjeshte që si dimër erdhi,

moti i nxirë shiun litar,

mbi tokë e mbi ne e derdhi.

Gjethe, moj,

e para gjethe,

ku të kërkoj,

pse më rrëqethe?

Era sjell këto fjalë të tua,

qilimit të vjeshtës së parë,

buza të dridhet tek thua: “Të dua!”

dhe kthehesh tek unë si i marrë.

Vjeshtë, moj ti,

shttt, mos trego,

e di, e di,

djali më do.

Plot mall e zjarr ti si dikur,

më vjen vjeshtës praruar,

bëj naze, por s’të lëshoj kurrë,

gjithë jetës dashuruar.

A. Lako