
Lot, mërzitje krejt i tret!
Ndodh… Ndodh të jem mërzitur
Ndonjëherë më del dhe lot
Por jeta më ka kalitur
Ta shijoj, t’mos e çoj kot.
Ndodh vërtetë të mërzitem
S’është e lehtë t’a kaloj
S’humbas kohë, nuk çapitem
Vargje filloj dhe lexoj.
Jo me dimër e acar
As me vjeshtën gjethe verdhë
Vargjeve nektarin u marë
Luleve çelur n’pranverë!
Më ndihmojnë vargjet e ëmbla
Mërzitjen më lehtë t’kaloj
Se k’to vargje m’i do zemra
Melhem janë, i preferoj!
Melhem është dhe vargu juaj
Mikja/miku im poetë
I shijoj, me vargjet luaj
Lot, mërzitje krejt i tret!
Jahe FIDA