Migel Flor

Në çdo thithje,, një mëkat
e dënuar më fal puthje
Në ekstazë, etur çdo natë
më përcjell pak më tutje…
Është agu,,, që shoh dritën
është fryma që jep frymë
Dashuria që shkurton ditët
është ” oazi” për mërzinë.
Ndodh të jetë dhe shpëtim
më bën skllav ai “mikrob”
Edhe pse… ky dreq helmim
gjithë jetën më mban rob.
Kur më prek, llastohem lart
si një përvëlim, në puthje
Kur e hedh,,, e lakmoj prapë
bëhem skllave nëpër lutje.
Mos e lashë shkretë udhën
nga tymnajë e nikotinës
Vetëm ti ma ” dogje” buzën
në mister… të gijotinës.
Dhe pse vret kjo thithja jote
si një lot,,, pa një drithmë
Bëhet psherëtimë, në mote.
bëhet lemëz, bëhet klithmë.
Në çdo plagë e duf të turpit
si dënim një puthje dua
Në ekstazën, flakë të trupit
të ftoh buzën në një krua.
Ndezur, do t’ i mbaj qirinjtë
me cigare, djeg ca brenga
Syri hënës, m’i ngroh gjinjtë
T’ bëhem kurban si shega…