
Mimoza Lazaj
Sa herë…
Sa herë jeta
më përplasi fort,
sa herë buzën kafshoja
nga dhimbja.
Sa herë netët me lot
në sy i kaloja,
sa herë binte bota,
ishte e egër…
Sa herë janë munduar
të më ulnin,
sa herë donin të më përulnin.
Sa herë rrëzohesha,
në tokë, e vrarë shpirtërisht.
Sa herë me vete thoja:
“A do mundem t’ia dal
një ditë?”
Sa herë luftoja dhe përfytësha
me dallgët e jetës.
Qaja, pushoja dhe ngrihesha
përsëri…
Sa herë lëndohesha
dhe arrija fundin…
Sa e sa herë njerëzit
nuk më kuptonin.
Sa herë jam gdhirë pa ngrënë,
sa herë urinë e ndjeja
dhe nuk bëja zë…
Sa herë, sa herë dhimbjet e mia
s’kishin fund…
Në korridoret e spitaleve
lotin kapërdija rëndë.
Sa herë, o jetë, më godite,
sa herë, sa herë, sa herë…
Po nuk u përkula asnjëherë.
U ngrita dhe fshija lotët e vetëm
në botën e ndyrë,
mes ujqërve dhe çakejve
që nuk ngopeshin të të shikonin
të rënë…
Sa herë thosha: “Nuk mundem,
nuk mundem, nuk mundem”,
por u ngrita mes dhimbjesh
dhe lotësh
për ta jetuar jetën dyfish…
Sa herë…