Vajzë e Përmetit-Natasha Ilia

Bukuroshe e rallë

Ritur rëzë Dhëmbelit

Trëndafil i bardhë

E ritur me je

Mes luleve me erë

Në mes trëndafilash

Që janë me emër.

Gonxhe e paçelur

Flokët ngjyrë ari

Të shtrira pas kokës

Si jelet e kalit.

Vajzë nga Permeti

Ritur buzë lumit

Merak për ty vura

Nuk më zënka gjumi.

Se te ty o yll

Kam hedhur meraknë

Buzët si qershi

Baluket mënjanë.

Të ëmbla buzët

Si gliko qershi

Se u ndjeva mirë

Kur të putha ty.

Sa të dua ty

Sdua asnjë tjetër

Trëndafile bukur

Zbukuron Përmetnë.

Vajzë përmetare

Më rëmbeve zemrën

Ti më dashurove

Më duket si ëndërr.

Se do të të dua

Ty shpirt gjithë jetën

Ty trëndafilenjë

Që më vodhe zemrën!

N.lLIA. 5 Qershor 2017.