60 VJET HISTORI TË QYTETIT PËRRENJAS

Sipas gjuhës së legjendave dhe frymës poetike, shëmbëlltyra e këtij qyteti u gjet e ngurosur nëpër rrënjë e rreth floriri, tek përrenjtë që mblidhen në nyje plot hire :
Dhe kënga vaxhdon e pandërprerë mbi rrënjët dhe lulet :.
– ” Përrenhas i lashtë, Përrenjas i ri
Rreth manushaqes, më zgjon dashuri !…”
Një qytet me moshë të re ku është si ” epope” koha e minatorëve dhe shkëlqimi i mineralit, zhurma e mbytur e nëntokës dhe puset e galerive. Edhe Përrenjasi ka formuar njl emër të dukshëm në historinë shqiptare me Minierat, me Parkun e Transportit dhe Hekurudhën.
Në trungun rrjedhës të Shkumbinit, ai ka rrjedhën e përrenjëve, lumenjëve dhe ” lëvizjen e lirë” nëpërmjet luginës malore me pamje e hapësirë të cuditshme dhe tërheqëse….
Origjinale vjen në libët koha e themelimit të qytetit, mistika interesante e prejardhjes së emrit dhe ajo bota e madhe minerare, që ka firmuar në këtë qytet një ” monument minatorësh” të përjetshëm!.
Tashmë qyteti ynë e ka ” gdhendur” emrin në faqet e bukura të historisë së letërsisë me një gjetje realiste dhe frymë mistike e hyjnore për kohën e vetë të vështirë : ” QYTETI QË ZGJON LEGJENDA.