Nëse  një  ditë-Maxhun Osmanaj


Nëse një ditë ke humbur  stacionin

Ke harruar edhe kujtimet

që të mbajtën  si ushqim shpirti

natyra ka me veshë  petkun e dhimbjes

do të celë lule-harrim dhe gjemba

askush s’do t’u marrë erë

nëse një ditë  kur zgjohesh

harron ta puthësh diellin

si  të ngrohemi  ne pa rreze dashurie?

Si  t’i përgjigjemi  etjes  së pashuar

përgjigjen do ta marrë furtuna

stuhitë  e pendimit dhe  mëkatit

nuk di kë do ta përplasin  më shumë?