Angela Kosta përkthen vargjet e poetes italiane Serenella M Siriaco


ANGELA KOSTA PËRKTHEN VARGJET E POETES ITALIANE SERENELLA M SIRIACO 

Serenella Maria Siriaco ka lindur në Salerno më 01 janar 1946. Pas diplomimit në Juridik në Universitetin e Napolit, në moshën 23 vjeçare fitoi konkursin si gjyqtare.

Serenella e ushtroi profesionin e saj për shumë vite në tre qytetet më të rëndësishme të Italisë, në: Milano, Romë dhe Napoli. 

Pasi doli në pension, ajo iu përkushtua muzikës dhe poezisë, pasioneve të tjera të mëdha të saj. Më pas, shkroi librin autobiografik me titull: “Gruaja dhe Gjykatësja” i cili, vitin e kaluar, fitoi çmimin prestigjoz “DivinaMente Donna”. Përveç kësaj, ajo ka fituar disa çmime të tjera për tregime të shkurtra dhe poezi. Aktualisht studion për piano dhe kompozim, duke e gjetur këtë një përvojë me të vërtetë fantastike.

FORCA E GRUAS

Ji krenare grua, sepse je grua.  

Nuk të përket urrejtja, por dashuria 

e nga kjo dashuri, nga forca jote e vërtetë, 

lind jeta. 

Ti vetëm, në një përqafim, 

di të lexosh gëzimin 

në sytë e qeshur të fëmijës, 

teksa tek të tutë, prekës ato zhyten. 

Ti vetëm, me një puthje, një përkëdhelje, 

di t’i dhurosh lumturi atij që të do 

dhe dashurinë e vërtetë ndjek

me çmimin të vuash.   

E megjithatë burri, 

me çmenduri të kthjellët, 

në trupin tënd që të brishtë mendon të jetë

ose ndaj trupit të pambrojtur të fëmijëve,  

instikteve të tij çnjerëzore

liri guxon t’u japë.

Dhe nëse, duke u dridhur, ti dhunës i ulëret

nëse mashtrimit të tij me zemërim i rebelohesh, nëse ndihmë kërkon ose përpiqesh të ikësh, 

të të vrasë e shpie tërbimi i tij.

Mos iu nënshtro kurrë vullnetit të tij,

vetveten dhe fëmijët e tu me guxim mbro,

me vendosmëri denonco

atë që dashuri nuk di të japë.                                    Kush ndjen dashuri kurrë nuk mund të lëndojë,

por momente gëzimi dëshiron të dhuroj

për të pasur gjithmonë buzëqeshje

në vështrimin, në heshtjet e të dashurës

për të përshëndetur me gaz çdo ditë të re

për të mbrojtur, me fuqinë e dashurisë,

bukurinë e jetës. 

FRAGMENTE TË JETËS 

Një qiell i kthjellët në të kaltër

sytë e mi të çuditur ngjyroste

që magjishëm kureshtarë botës i hapeshin.

Gjithmonë me dashuri e rritur, 

ende atë ëndërr magjike që është jeta, ndjek,

një tren që me shpejtësi largohet.

Dhe mendja, vetëm ditar kujtimesh,

si album të çmuar ruan:

gëzime, hidhërime, pushtime, emocione.

E shfletoj 

dhe sërish fytyrat e të dashurve të mi shoh.

Nga keqardhja që më zotëron

një lot i heshtur fytyrën lag.

Këto fragmente të jetës, tashmë pjesë e imja,

klithmat e mia të dhembjes janë,

kënga e gjallë e një dashurie të përjetshme.

Papritur buzëqesh:

në krahët e njeriut që dashuroj

dritën e një agimi rrezatues admiroj.

SY TË QESHUR 

Një ditë, 

tashmë e largët nga koha,

në kujtesën ende të pasur 

nën dritën magjike, 

sytë e tu të qeshur 

takuan të mitë

dhe ëmbëlsia e vështrimit tënd, 

si rreze dielli që lind

shpirtin tim ngrohu.

tashmë të pushtuar nga ethet e dashurisë.

Që nga ai çast, e përgjithmonë,  

me ngjyrat e gëzueshme të pranverës

u veshën zemrat tona.

Dhe që atëherë bashkë vallëzojmë 

në skenën madhështore të jetës  

ëmbëlsisht duke u përkundur 

nga magjia e një dashurie që nuk mund të vdesë.

Përktheu: Angela Kosta Drejtore Ekzekutive e revistave fizike: MIRIADE, NUANCES ON THE PANORAMIC CANVAS, BRIDGES OF LITERATURE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese